Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kryeministri kanadez, Carney: Tarifat e reja amerikane janë hartuar për të na dëmtuar dhe për të na përçarë

24 Gusht, 2026

Protestat, profesori amerikan Steve Hanke thirrje Ramës të largohet: Është koha të bëjë gati valixhet

24 Gusht, 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte mbi fshatin Sllupçan / Likovë

23 Gusht, 2026

Arben Cara pas largimit: Zjarri nuk luftohet me lajme e fotografi…

23 Gusht, 2026

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në një fazë të re të luftës me Iranin

23 Gusht, 2026

Rrebesh i fortë shiu, breshër dhe erë në Korçë, vështirësi të përkohshme në qarkullim

23 Gusht, 2026

Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës

23 Gusht, 2026

Nesër, në disa vende pritet shi dhe breshër

23 Gusht, 2026

Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19

23 Gusht, 2026

“Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës

23 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 24 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Siljanovska-Davkova: Shteti është më funksional se para dy vitesh, por korrupsioni dhe krimi mbeten sfida kryesore

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, vlerësoi se vendi po ecën në drejtimin e duhur dhe se sot është më funksional se dy vjet më parë. Megjithatë, ajo theksoi se korrupsioni, krimi dhe partitizimi vazhdojnë të jenë problemet më të mëdha me të cilat përballet shteti.

Në një intervistë për televizionin “Kanal 5”, ajo tha se vendi po përparon, duke përmendur Planin për Rritje dhe miratimin e paketës së ligjeve për gjyqësorin, të cilat tani duhet të zbatohen në praktikë përcjell INA.

“Besoj se po ecim mirë. Shteti është më funksional se më parë në shumë fusha, por ndryshimet nuk mund të ndodhin brenda natës apo vetëm me miratimin e një ligji. Nevojitet kohë që reformat të japin rezultate”, u shpreh Siljanovska-Davkova.

Ajo theksoi se korrupsioni, krimi dhe partitizimi mbeten plagët më të mëdha të shtetit.

“Shteti ka nevojë për institucione të forta dhe jo për individë të fortë. Aty ku ka partitizim dhe politizim, korrupsioni dhe krimi lulëzojnë më lehtë. Jam e tronditur nga disa prej zbulimeve për atë që ka ndodhur në institucione të caktuara. Është e papranueshme që dikush të mos shkojë në punë dhe megjithatë të marrë pagë”, deklaroi presidentja.

Sipas saj, prioritetet kryesore duhet të jenë mbrojtja e qytetarëve më të cenueshëm, zbatimi i reformave dhe zhvillimi ekonomik.

Ajo theksoi se duhet të vazhdojë lufta serioze kundër korrupsionit dhe krimit, të emërohen njerëzit e duhur në pozitat përkatëse përmes procedurave transparente, të ruhet stabiliteti ekonomik dhe të përshpejtohen reformat që lidhen me Bashkimin Evropian.

Presidentja shtoi se është e rëndësishme të plotësohen vendet vakante në ambasada, ndërsa Kuvendi duhet të funksionojë më mirë, të miratojë ligje cilësore, të mbikëqyrë punën e Qeverisë dhe të bashkëpunojë më ngushtë me sektorin civil.

Në fund, Siljanovska-Davkova u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare që mosmarrëveshjet dhe çështjet politike t’i zgjidhin në Kuvend përmes dialogut politik, e jo nëpër konferenca për media apo debate televizive. Sipas saj, institucionet janë vendi ku duhet të zhvillohet debati politik dhe të merren vendimet në interes të qytetarëve.

Lexuar: 126

Lajme te ngjashme

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte mbi fshatin Sllupçan / Likovë

Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës

Nesër, në disa vende pritet shi dhe breshër

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi

Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë: Plumbat godasin një automjet, dy persona të plagosur

Sulmoi fizikisht nënën e motrën, arrestohet 40-vjeçari në Shkup

Lajmet e fundit

Kryeministri kanadez, Carney: Tarifat e reja amerikane janë hartuar për të na dëmtuar dhe për të na përçarë

24 Gusht, 2026

Protestat, profesori amerikan Steve Hanke thirrje Ramës të largohet: Është koha të bëjë gati valixhet

24 Gusht, 2026

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte mbi fshatin Sllupçan / Likovë

23 Gusht, 2026

Arben Cara pas largimit: Zjarri nuk luftohet me lajme e fotografi…

23 Gusht, 2026

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në një fazë të re të luftës me Iranin

23 Gusht, 2026

Rrebesh i fortë shiu, breshër dhe erë në Korçë, vështirësi të përkohshme në qarkullim

23 Gusht, 2026

Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës

23 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.