Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nga e hëna pritet sërish ulje e akcizave për benzinën dhe naftën

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave që synojnë mbajtjen e çmimeve të ulëta të derivateve të naftës dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, deklaroi sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Gjirin Persik, përfshirë tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, si dhe ndikimin e tyre të mundshëm në tregun ndërkombëtar të naftës, Mickoski tha se Qeveria po ndjek nga afër situatën, pasi ajo mund të reflektohet edhe në çmimet e karburanteve.

“Ne i kemi parasysh të gjitha këto zhvillime. Gjendja e krizës zgjat deri më 20 korrik. Vlerësoj se tashmë janë krijuar kushtet që nga e hëna të kemi sërish ulje të akcizave për benzinën pa plumb dhe për naftën”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, para marrjes së vendimit përfundimtar duhet të mbyllen tregjet dhe të analizohet lëvizja e çmimeve gjatë 15 ditëve të para të periudhës.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj kësaj politike. Maqedonia e Veriut ka bindshëm çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon. Dikush mund të thotë se pagat në Gjermani janë më të larta, por çmimi i karburanteve përcaktohet në bursat ndërkombëtare. Ne dhe Gjermania furnizohemi nga i njëjti treg. Nuk kemi burime nafte në oborret tona për të mbushur rezervuarët e automjeteve”, tha ai.

Mickoski shtoi se çmimet e karburanteve në vendet fqinje janë dukshëm më të larta, duke përmendur se në Shqipëri ato janë rreth 70 për qind më të shtrenjta, në Greqi pothuajse dyfish më të larta, ndërsa në Serbi rreth 50 për qind më të larta.

“Këto janë rezultatet e politikave të kësaj Qeverie, të cilat synojnë të sigurojnë një standard më të mirë jetese për qytetarët”, përfundoi Mickoski./INA/

Lexuar: 98

Lajme te ngjashme

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.