Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

VLEN dhe VMRO meren vesh, hiqen emrat e rrugëve të Tetovëa që kanë lidhje me Jugosllavinë e Rusinë, vjen rruga “Skënderbeu”! (Lista e plotë)

14 Korrik, 2026

Moment kontestues në ndeshjen Francë – Spanjë: A duhej Olise me karton të kuq për këtë ndërhyrje?

14 Korrik, 2026

Sveçla shpall non grata ministren serbe, i ndalohet hyrja në Kosovë

14 Korrik, 2026

Mexhiti: Nostalgjia për Millosheviqin është fytyra e vërtetë e Open Balkan-it

14 Korrik, 2026

Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Kamberi nis iniciativën për shkarkimin e ministres serbe

14 Korrik, 2026

Moment diskutabil, a e preku Yamal topin me dorë para penalltisë?

14 Korrik, 2026

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

14 Korrik, 2026

Agon Ferati zyrtarisht në krye të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

14 Korrik, 2026

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

14 Korrik, 2026

Lamine Yamal para ndeshjes me Francën: Jam i sigurt se do të jetë një ditë e veçantë

14 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 14 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

VLEN: Me gjashtë ministri në Qeveri, vazhdon misioni për shqiptarët dhe reformat

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Koalicioni VLEN vlerëson se me votimin e rikonstruimit të Qeverisë në Kuvend është konfirmuar vazhdimi i procesit të ndryshimeve, ndërsa thekson se hyn në një fazë të re të qeverisjes me përgjegjësi të shtuara dhe me përfaqësim më të fuqishëm në kabinetin qeveritar. Në një komunikatë për media, VLEN njofton se profesori Jeton Shasivari do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, Agon Ferati është emëruar ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ndërsa Sedat Sulejmani do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Sipas VLEN-it, pas rikonstruimit koalicioni përfaqësohet me gjithsej gjashtë ministri, duke vazhduar të udhëheqë edhe resorët e Ekonomisë, Mjedisit Jetësor dhe Eurointegrimeve. “VLEN nga ky rikonstruim del edhe më i fortë politikisht, me gjithsej gjashtë ministri, si mision për të ndërtuar institucione më të forta dhe për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri”, thuhet në komunikatë.

Koalicioni thekson se ndryshimet nuk përfaqësojnë vetëm zëvendësim të emrave në kabinetin qeveritar, por, sipas tyre, janë një mesazh se institucionet duhet të funksionojnë në shërbim të qytetarëve dhe jo të interesave partiake.

“Ky nuk është thjesht një ndryshim emrash. Është një mesazh i qartë se institucionet duhet t’u shërbejnë qytetarëve, jo interesave partiake. Është fundi i logjikës së privilegjeve dhe fillimi i një qasjeje që matet me punë, rezultate dhe përgjegjësi”, thekson VLEN. Në reagim më tej thuhet se koalicioni do të vazhdojë qeverisjen me kuadro që, sipas tyre, mishërojnë profesionalizmin, dijen dhe integritetin, duke shtuar se synimi mbetet forcimi i institucioneve dhe avancimi i reformave.

“Me një energji të re, me kuadro të përgatitur dhe me një vizion të qartë, VLEN do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe garantues i reformave që e çojnë vendin përpara”, thuhet në komunikatë. VLEN nënvizon se puna e ministrave të saj do të vlerësohet mbi bazën e rezultateve konkrete. “Ministrat tanë do të gjykohen nga puna, nga reformat dhe nga rezultatet që do të sjellin për qytetarët tanë. Kësisoj ndërtojmë institucione të forta, mbrojmë interesin publik dhe dëshmojmë se politika mund të bëhet me dinjitet, profesionalizëm dhe vizion. Me VLEN ndryshimi vazhdon”, përfundon komunikata e koalicionit.

Lexuar: 105

Lajme te ngjashme

VLEN dhe VMRO meren vesh, hiqen emrat e rrugëve të Tetovëa që kanë lidhje me Jugosllavinë e Rusinë, vjen rruga “Skënderbeu”! (Lista e plotë)

Mexhiti: Nostalgjia për Millosheviqin është fytyra e vërtetë e Open Balkan-it

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

Agon Ferati zyrtarisht në krye të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

Jeton Shasivari merr detyrën si ministër i Drejtësisë, premton reforma dhe forcim të sundimit të ligjit

Lajmet e fundit

VLEN dhe VMRO meren vesh, hiqen emrat e rrugëve të Tetovëa që kanë lidhje me Jugosllavinë e Rusinë, vjen rruga “Skënderbeu”! (Lista e plotë)

14 Korrik, 2026

Moment kontestues në ndeshjen Francë – Spanjë: A duhej Olise me karton të kuq për këtë ndërhyrje?

14 Korrik, 2026

Sveçla shpall non grata ministren serbe, i ndalohet hyrja në Kosovë

14 Korrik, 2026

Mexhiti: Nostalgjia për Millosheviqin është fytyra e vërtetë e Open Balkan-it

14 Korrik, 2026

Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Kamberi nis iniciativën për shkarkimin e ministres serbe

14 Korrik, 2026

Moment diskutabil, a e preku Yamal topin me dorë para penalltisë?

14 Korrik, 2026

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

14 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.