Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

VLEN dhe VMRO meren vesh, hiqen emrat e rrugëve të Tetovëa që kanë lidhje me Jugosllavinë e Rusinë, vjen rruga “Skënderbeu”! (Lista e plotë)

14 Korrik, 2026

Moment kontestues në ndeshjen Francë – Spanjë: A duhej Olise me karton të kuq për këtë ndërhyrje?

14 Korrik, 2026

Sveçla shpall non grata ministren serbe, i ndalohet hyrja në Kosovë

14 Korrik, 2026

Mexhiti: Nostalgjia për Millosheviqin është fytyra e vërtetë e Open Balkan-it

14 Korrik, 2026

Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Kamberi nis iniciativën për shkarkimin e ministres serbe

14 Korrik, 2026

Moment diskutabil, a e preku Yamal topin me dorë para penalltisë?

14 Korrik, 2026

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

14 Korrik, 2026

Agon Ferati zyrtarisht në krye të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

14 Korrik, 2026

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

14 Korrik, 2026

Lamine Yamal para ndeshjes me Francën: Jam i sigurt se do të jetë një ditë e veçantë

14 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 14 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Stoilkoviqi sulmoi verbalisht disa deputetë, por ai vetë nuk kërkoi falje, në vend të tij e bëri Mickoski

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka kërkuar falje për incidentet që shënuan seancën parlamentare për rindërtimin e Qeverisë, pas akuzave për fyerje dhe sulme verbale ndaj deputetëve nga kandidati për ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkoviq, dhe vetë kryeministri, transmeton Portalb.mk.Sipas opozitës, gjatë pauzës së seancës, Ivan Stoilkoviq ka sulmuar verbalisht deputetë të LSDM-së, ndërsa deputetja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli, ka bërë të ditur se objekt i sulmit verbal ka qenë edhe deputetja shqiptare Arbana Pasholli.

Në reagimin e saj, Bilalli-Zendeli e cilësoi sjelljen e Stoilkoviqit si të papranueshme dhe ofenduese.

“Arbana Pasholli sot u sulmua verbalisht nga zëvendëskryeministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Etnike i Qeverisë VMRO-VLEN-ZNAM, Ivan Stoilkoviq, gjatë pauzës së seancës në të cilën ai pritej të zgjidhej ministër i Vetëqeverisjes Lokale. Është kjo një sjellje e papranueshme, jonormale dhe pa dyshim ofenduese, jo vetëm ndaj Arbanës, por ndaj të gjitha nënave, grave, bijave dhe vajzave shqiptare në politikë. Sulmi dhe sjellja e tij ofenduese ndaj një deputeteje shqiptare vetëm sa na i sjell në vëmendje qëndrimet e tij të hapura antishqiptare”, shkroi Bilalli-Zendeli.

Ajo shtoi se Stoilkoviq po zgjidhet ministër i Vetëqeverisjes Lokale me votat e deputetëve të VLEN-it, duke kritikuar edhe përbërjen e koalicionit qeverisës.

Ndërkohë, grupi parlamentar i LSDM-së njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme se Ivan Stoilkoviq gjatë debatit për rindërtimin e Qeverisë kishte fyer edhe deputetët Fatmir Bytyqi dhe Mitko Trajçulleski.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, deklaroi se edhe kryeministri Hristijan Mickoski kishte përdorur gjuhë fyese ndaj deputetëve, duke i quajtur ata “mizogjenë” dhe “plehra”. Ai kritikoi edhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, për mungesën e reagimit ndaj zhvillimeve në sallë.

Deputetët e opozitës reaguan pasi, sipas tyre, pas koordinimit me kryetarin e Kuvendit ishte arritur pajtim që të miratohej një konkluzion për dënimin e sjelljes së Stoilkoviqit, por ai nuk kërkoi falje.

Në shenjë revolte, deputetët e LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët e braktisën seancën në të cilën pritej të votoheshin ministrat e rinj.

“Si rezultat i incidentit në Kuvend me Ivan Stoilkoviqin, ne reaguam në përputhje me paraqitjen dhe sjelljen e tij, duke mbrojtur dinjitetin institucional dhe qëndrimet tona politike. Çdo provokim apo deklaratë që cenon vlerat e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë do të marrë përgjigjen e merituar politike dhe institucionale nga ana jonë”, reaguan nga Aleanca për Shqiptarët.

Pas zhvillimeve, kryeministri Hristijan Mickoski, në fund të debatit dhe para votimit për ministrat e rinj, kërkoi falje për ngjarjet e ndodhura në Kuvend.

“Si kryetar i Qeverisë, dua t’ju kërkoj falje juve, deputetëve dhe qytetarëve që sot ishim dëshmitarë të këtyre ngjarjeve dhe shpresoj që kjo të mos na ndodhë më kurrë”, deklaroi Mickoski.

Më pas, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, vlerësoi se kërcënimet dhe fyerjet e drejtuara ndaj deputetëve nga Mickoski dhe Ivan Stoilkoviq janë shenjë dobësie.

Lexuar: 100

Lajme te ngjashme

VLEN dhe VMRO meren vesh, hiqen emrat e rrugëve të Tetovëa që kanë lidhje me Jugosllavinë e Rusinë, vjen rruga “Skënderbeu”! (Lista e plotë)

Mexhiti: Nostalgjia për Millosheviqin është fytyra e vërtetë e Open Balkan-it

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

Agon Ferati zyrtarisht në krye të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

Jeton Shasivari merr detyrën si ministër i Drejtësisë, premton reforma dhe forcim të sundimit të ligjit

Lajmet e fundit

VLEN dhe VMRO meren vesh, hiqen emrat e rrugëve të Tetovëa që kanë lidhje me Jugosllavinë e Rusinë, vjen rruga “Skënderbeu”! (Lista e plotë)

14 Korrik, 2026

Moment kontestues në ndeshjen Francë – Spanjë: A duhej Olise me karton të kuq për këtë ndërhyrje?

14 Korrik, 2026

Sveçla shpall non grata ministren serbe, i ndalohet hyrja në Kosovë

14 Korrik, 2026

Mexhiti: Nostalgjia për Millosheviqin është fytyra e vërtetë e Open Balkan-it

14 Korrik, 2026

Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Kamberi nis iniciativën për shkarkimin e ministres serbe

14 Korrik, 2026

Moment diskutabil, a e preku Yamal topin me dorë para penalltisë?

14 Korrik, 2026

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

14 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.