Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Në Samitin e NATO-s pa shqiptarë, mesazh i gabuar për karakterin multietnik të shtetit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu7 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pasi në delegacionin shtetëror të Maqedonisë së Veriut, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Turqi, nuk është përfshirë asnjë përfaqësues shqiptar. Nga kjo parti vlerësojnë se një qasje e tillë përbën një devijim nga parimet mbi të cilat është ndërtuar shteti dhe dërgon një mesazh të gabuar si në planin e brendshëm, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas BDI-së, mungesa e shqiptarëve në delegacionin zyrtar nuk është vetëm çështje protokolli, por pasqyron një qasje politike që bie ndesh me karakterin multietnik të Maqedonisë së Veriut dhe me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

“Në Samitin e NATO-s në Turqi, Maqedonia e Veriut paraqitet me një delegacion pa asnjë përfaqësues shqiptar. Kjo është pasqyrë e një mentaliteti politik që e sheh shtetin si pronë të një etnie, ndërsa shqiptarët vetëm si dekor të brendshëm”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia opozitare rikujton se Maqedonia e Veriut është ndërtuar mbi parimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe se anëtarësimi në NATO është rezultat i një arkitekture politike që mbështetet në barazi, përfaqësim dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe anëtare e NATO-s falë një arkitekture politike që ndërtohet mbi barazi, përfaqësim dhe Marrëveshjen e Ohrit”, thekson BDI.

Në reagim, BDI nënvizon se delegacionet shtetërore në ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare duhet të reflektojnë përbërjen reale të shtetit dhe jo ta injorojnë atë.

“Delegacionet shtetërore duhet ta reflektojnë realitetin e vendit, jo ta fshijnë atë”, thuhet më tej në reagim.

BDI vlerëson se përjashtimi i shqiptarëve nga përfaqësimi në nivelin më të lartë ndërkombëtar dëmton imazhin e shtetit dhe krijon perceptim të gabuar te qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Përjashtimi i shqiptarëve nga përfaqësimi më i lartë ndërkombëtar është mesazh i gabuar për qytetarët, për aleatët dhe për vetë karakterin e shtetit”, theksohet në reagim.

Në fund, BDI thekson se një shtet nuk mund të pretendojë përfaqësim të plotë nëse një pjesë e rëndësishme e realitetit të tij politik dhe shoqëror mbetet jashtë institucioneve përfaqësuese.
“Shteti nuk përfaqësohet drejt kur gjysma e realitetit të tij lihet jashtë”, përfundon reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Lexuar: 102

Lajme te ngjashme

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

Lajmet e fundit

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.