Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

ETHET E NILIT PERËNDIMOR PO PËRHAPEN NË BALLKAN: Raste të reja në Kroaci dhe Shqipëri, Maqedonia ndër vendet më të prekura

25 Gusht, 2026

BDI: Projekti Shkup-Bllacë u përgatit dhe financua gjatë qeverisjes sonë

25 Gusht, 2026

28 vite nga rënia e Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës!

25 Gusht, 2026

Këngëtarja e njohur: E mbushëm një thes pare në Maqedoni, por u dëshpëruam, ishin denarë (Video)

25 Gusht, 2026

Ngritet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

25 Gusht, 2026

Mucunski dhe Saar nënshkruajnë dy dokumente për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Izraelit

25 Gusht, 2026

Kërkohej në Maqedoni, arrestohet në Ferizaj

25 Gusht, 2026

Do të mbyllen 16 shkolla fillore në Maqedoninë e Veriut, shtatori do të fillojë me rreth tre mijë nxënës më pak

25 Gusht, 2026

“Më 16 shtator presim fitoren e dytë të Kosovës”, qytetarët presin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

25 Gusht, 2026

VLEN: CILI PROKUROR I KA OFRUAR MARRËVESHJE GRUBIT?

25 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 25 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Si dëboheshin familjet shqiptare nga Kumanova drejt Anadollit, dokumenti ekskluziv i një familje?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu7 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përgatiti: Anila Pajaziti/INA

Në arkivat e familjeve shqiptare në Turqi e në mbarë Ballkanin, fshihen ende histori që dëshmojnë një nga plagët më të mëdha të shekullit të kaluar: shpërnguljen e dhunshme të popullsisë autoktone shqiptare. Një dokument i lëshuar në vitin 1957 në Shkup, sjell në dritë mekanizmin shtetëror që u përdor për të zbrazur fshatrat e Kumanovës, përcjell INA.

Ky dokument, i titulluar në dy gjuhë “PUTNI LIST ZA STRANCE / LAISSER-PASSER POUR ETRANGERS” (Fletëudhëtim për të Huajt), nuk ishte thjesht një biletë udhëtimi pa kthim, por vulosje e shpronësimit dhe dëbimit.

“I huaj” në tokën tënde: Kur shteti të shpallte pa shtetësi

Goditja më e madhe juridike ndaj shqiptarëve të rrethinës së Kumanovës realizohej përmes rrugëve institucionale. Shqiptarët autoktonë nxiteshin dhe u bëhej presion në forma të ndryshme për tu shpërngulur, ndërsa hallka e fundit e pushtetit familje të tëra i shpallte si të huaj në tokën e tyre sipas formulës: BEZ DRŽAVLJANSTVA (Pa Shtetësi).

Përmes kësaj strategjie ligjore, regjimi i asaj kohe arrinte dy qëllime me një goditje: së pari, sigurohej që familjet e dëbuara të mos kishin më asnjë të drejtë legjitime për t’u kthyer në shtëpitë e tyre; së dyti, ligji parashikonte që pasuria e kujtdo që hiqte dorë apo mbetej pa shtetësinë jugosllave kalonte automatikisht në duart e shtetit, shkruan INA.

Tragjedia e familjes Aliji nga Hotla e Kumanovës

Dokumenti konkret mban numrin 185/58 dhe personifikon dramën e qindra mijëra shqiptarëve përmes historisë së një çifti të ri kumanovar.

Në të pasqyrohen të dhënat e kryefamiljarit Isa I. Aliji, i lindur më 28 Tetor 1934 në fshatin Hotël (Otlja siç shkruhet në dokument) të Kumanovës. Profesioni i tij shënohet thjesht: bujk (zemljoradnik). Ai ishte një njeri i lidhur me tokën, të cilën po ia rrëmbenin nën dritën e diellit. Bashkë me të, në këtë rrugëtim drejt të panjohurës, udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, Etlije (e lindur më 1932, shtëpiake). Dokumenti ishte lëshuar më 15 Maj 1957, duke u dhënë atyre pak muaj kohë për të mbledhur çfarë mundeshin përpara se të niseshin përfundimisht, përcjell INA dokumentin ekskluziv.

Gjurmët në Idomeni: Rruga e transitit drejt Anadollit

Në pjesën e poshtme të këtij fletëudhëtimi, vulat e zeza tregojnë rrugën e dhimbjes. Për të mbërritur në Turqi, familjet shqiptare detyroheshin të kalonin tranzit përmes Greqisë.
Vula e parë greke e kontrollit të pasaportave në stacionin e Idomenit (ΕΛΕΓΧΟΣ ΔΙΑΒΑΤΗΡΙΩΝ ΕΙΔΟΜΕΝΗΣ) mban datën 10 Korrik 1958, ndërsa vula e daljes mban datën e të nesërmes, 11 Korrik 1958. Këto dy vula dëshmojnë orët e fundit të kësaj familjeje në gadishullin e Ballkanit, përpara se trenat e shpërnguljes t’i dërgonin drejt Anadollit të largët.
Ky dokument, i ruajtur nga pasardhësit si dëshmi e gjallë, mbetet një provë e pakontestueshme e spastrimit të heshtur etnik dhe e politikës që la pa shtëpi e pa atdhe mijëra shqiptarë të Kumanovës.(INA)

Lexuar: 32

Lajme te ngjashme

ETHET E NILIT PERËNDIMOR PO PËRHAPEN NË BALLKAN: Raste të reja në Kroaci dhe Shqipëri, Maqedonia ndër vendet më të prekura

BDI: Projekti Shkup-Bllacë u përgatit dhe financua gjatë qeverisjes sonë

28 vite nga rënia e Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës!

Kërkohej në Maqedoni, arrestohet në Ferizaj

Do të mbyllen 16 shkolla fillore në Maqedoninë e Veriut, shtatori do të fillojë me rreth tre mijë nxënës më pak

VLEN: CILI PROKUROR I KA OFRUAR MARRËVESHJE GRUBIT?

Lajmet e fundit

ETHET E NILIT PERËNDIMOR PO PËRHAPEN NË BALLKAN: Raste të reja në Kroaci dhe Shqipëri, Maqedonia ndër vendet më të prekura

25 Gusht, 2026

BDI: Projekti Shkup-Bllacë u përgatit dhe financua gjatë qeverisjes sonë

25 Gusht, 2026

28 vite nga rënia e Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës!

25 Gusht, 2026

Këngëtarja e njohur: E mbushëm një thes pare në Maqedoni, por u dëshpëruam, ishin denarë (Video)

25 Gusht, 2026

Ngritet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh

25 Gusht, 2026

Mucunski dhe Saar nënshkruajnë dy dokumente për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Izraelit

25 Gusht, 2026

Kërkohej në Maqedoni, arrestohet në Ferizaj

25 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.