Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

LSDM: Rikonstruimi i Mickoskit është kozmetikë e strukturës kriminale

1 Korrik, 2026

Agon Ferati do ta zëvendësojë Stojillkoviqin

1 Korrik, 2026

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

1 Korrik, 2026

Nuk është më ministër pas rikonstruimit të qeverisë, Fatmir Limani: Misioni vazhdon

1 Korrik, 2026

Nis pagesa e K-15 në sektorin privat, shuma minimale mbi 19 mijë denarë

1 Korrik, 2026

VLEN: Komunat shqiptare nuk presin më, ato ndërtohen

1 Korrik, 2026

U mësuan emrat e ministrave të rinj, përbërja e re e Qeverisë duhet të votohet deri në mesin e korrikut

1 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

1 Korrik, 2026

Mirë se vini në vendlindje! Sllupcani pret mërgimtarët me zemër të hapur

30 Qershor, 2026

Rikonstriumi i Qeverisë, Mickoski prezanton ministrat e rinj të Qeverisë

30 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 1 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Nuk është më ministër pas rikonstruimit të qeverisë, Fatmir Limani: Misioni vazhdon

Suad AvdiuBy Suad Avdiu1 Korrik, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tashmë ministri në largim i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani ka reaguar publikisht pas largimit nga detyra, duke theksuar se angazhimi i tij në shërbim të qytetarëve do të vazhdojë edhe jashtë funksionit ministror, përcjell TV21.

Në një shkrim të gjatë të titulluar “Misioni vazhdon”, Limani vlerësoi se posti publik është një përgjegjësi e përkohshme, ndërsa përkushtimi ndaj qytetarëve dhe të rinjve mbetet i pandryshuar. Ai renditi një sërë arritjesh gjatë mandatit të tij, përfshirë punësime në institucionet e ministrisë, rritjen e pensioneve dhe pagave për kategori të caktuara të punonjësve, ndryshime ligjore në mbrojtjen e fëmijëve, si dhe investime në ndërtimin dhe zgjerimin e kopshteve për fëmijë.

Limani po ashtu deklaroi se gjatë angazhimit të tij është përballur me pengesa dhe sulme politike, por theksoi se ato nuk do ta ndalin në rrugëtimin e tij. Ai falënderoi bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë dhe u shpreh se do të vazhdojë të punojë për të rinjtë dhe qytetarët edhe në të ardhmen.

Shkrim i plotë i Limanit:

MISIONI VAZHDON

Një vendim është përcaktues i një funksioni, por detyrimi ndaj popullit u gatua me karakterin e ndërtuar nga dita e lindjes dhe në vazhdimsi…

Politika është si arena ku lufta zhvillohet ndoshta edhe në sekonda, por veprimet “skaliten” në kujtesën e përjetshme te të gjithë spektatorët që të ndjekin, e presin nga ty.

Pozita nuk është pronë e falur me testament nga prindërit, por detyrë dhe argati që përfundon në kohë të papërcaktuar.

Ministria është vend që pret e përcjellë lloj-lloj funksionarësh, të cilët evidentohen si përfitues personal ose shërbëtorë kolektiv.

Gjithnjë kam përzgjedhur punën në shërbim të popullit dhe atdheut, sepse më garanton përjetësi.

Historia ime personale është histori sakrifice dhe pune të palodhur, pikërisht kjo më bën të gatshëm për të shërbyer me përkushtim, mos t’ju frikësohem vështirësive por t’i kthej ato në fitore.

Më kanë luftuar dhe vazhdojnë të më luftojnë, sidomos ata që dikur i kam mbështetur dhe i kam ngritur me gjithë fuqinë time, sepse gjithmonë kam besuar se politika duhet të ndërtohet mbi bashkëpunim dhe moral të ndërsjellë.

Por, edhe këto sprova janë pjesë e rrugës.

Karakteri dhe puna e njeriut nuk matet me duartrokitje, por mbi të gjithë me mënyrën se si ngrihet kur “hazërgjinjtë” e sfidojnë nga e vetmja arsye që s’kanë karakterin e tij.

Çdo ditë kam punuar duke sfiduar edhe veten, për të arritur rezultate të cilat do të pavarsonin e fuqizonin ekonomikisht rininë, familjet dhe tyre.

Me këtë rast do të ndajë disa nga arritjet, por të realizuara gjithnjë bashkë me stafin e kabinetit tim, bashkëpuntorët e mi, të cilët s’krahasohen (në kuptimin e mirë të fjalës) me të tjerë;

• Realizuam mbi 1300 punsime prej të cilëve mbi 400 shqiptar, vetëm në institucionet në kompetencë të Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, por që numri vazhdon dhe rritet.

● U siguruam vendime pune edukatoreve dhe përkëdhelseve nëpër Çerdhe; Shkup mbi 50, në Tetovë mbi 50, Haraçinë mbi 30, Likovë mbi 20, Gostivar mbi 30, Kërçovë mbi 20, Strugë mbi 20…, Përlep, Manastir…

• Avancime të shumta në pozita udhëheqëse, prej të cilave vetëm në Ministri kemi avancuar 10 punonjës në pozita Këshilltar Shtetëror, 6-të janë shqiptarë.

• Mundësuam punësimin e mbi 10-të profesionistëve shqiptarë në njësinë e Bankës Botërore.

• Hartuam dhe ndryshuam ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, duke mundësuar dhënien e provimit edhe në gjuhën shqipe, për licencim të drejtorëve, edukatoreve, përgdhelsave, puntorve dhe bashkëpuntorve profesional në kopshtet e fëmijëve, gjithashtu edhe licenca jepet edhe në gjuhën shqipe.

• U rritën pensionet për 7,000 denarë, duke vazhduar rritja edhe në vitin që kemi fatin të jetojm…

• Për herë të parë pas 40-të vitesh u rrit paga 20%, për mbi 1,000 punonjës në Qendrat për Punë Sociale.

• Nuk u anashkaluan edhe të punësuarit në Ministri, të cilëve u rritën pagat deri në 21%.

• Jemi në prag të fillimit të ndërtimit të kopshteve të reja në Zhelinë, Çellopek-Brvenicë dhe Hasanbeg-Gazi Babë ( kopshte të kërkuar me vite nga banorët shqiptar-më në fund u futën në programin për investime kapitale ).

• Kopshte për fëmijë në Zajas, Studeniçan, Çashkë e Dollnen-është punuar intensivisht në sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm për futjen në programin e Ministrisë, për investime kapitale.

• Strugë, Çair dhe shumë komuna të tjera është shqyrtuar zëvendësimi i çerdheve të vjetra me të reja.

• Gati në çdo Komunë vijonjnë punimet për ndërtimin e kopshteve si në Karposh, Butel, Gjorçe Petrov, Manastir etj. duke reduktuar listën e pritjes për mbi 1 500 fëmijë.

• Së fundi, me nënshkrimin e kontratave me 11 komuna, përfshirë Gostivarin dhe Bogovinën, në shkollat fillore krijohen hapësira të përshtatura për përkujdesjen e fëmijëve, duke zvogëluar listën e pritjes edhe për rreth 400 fëmijë.

• Edhe shumë arritje të tjera, reforma në sistemin pensional, mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale….

Atleti i maratonës është i vetëdijshëm që ndalesat janë vetëm për të shuar etjen dhe për të marrë energji për etapën tjetër.

Nisur nga kjo duhet që të gjithë të kuptojnë që, s’do të arrijë askush të më diktojë, urdhërojë apo detyrojë se cilët do të jenë bashkëpunëtorët e mi në rrugëtimin drejt qëllimit që është dhe mbetet: punë deri në vetëflijim që Rinia të mbetet në vendlindje.

Në jetë, edhe në politikë, ka momente kur mendohet se kapitulli përfundoi, por harrojnë se për të përkushtuarit pikërisht aty fillon një kapitull i ri.

Politika nuk është nivel i një rehatie të synuar, por sfidë që të bëhet më shumë, të bëhet më mirë, për të gjithë ata që na besuan dhe presin nga ne.

Nuk do të përfundojë kurrë detyrimi dhe përkushtim ndaj Rinisë, ndaj qytetarëve, ndaj atyre që për vite të tëra kanë qenë të harruar, të anashkaluar dhe të nëpërkëmbur nga “kasta” e vjetër dhe e re.

Mirënjohje të gjithë atyre që ndihmuan në shënimin e sukseseve të përbashkëta dhe u takofshim në fitore të reja !

Vazhdojmë të lumtur me punët e nisura dhe të përfunduara me sukse…

Lexuar: 71

Lajme te ngjashme

LSDM: Rikonstruimi i Mickoskit është kozmetikë e strukturës kriminale

Agon Ferati do ta zëvendësojë Stojillkoviqin

Nis pagesa e K-15 në sektorin privat, shuma minimale mbi 19 mijë denarë

VLEN: Komunat shqiptare nuk presin më, ato ndërtohen

U mësuan emrat e ministrave të rinj, përbërja e re e Qeverisë duhet të votohet deri në mesin e korrikut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

LSDM: Rikonstruimi i Mickoskit është kozmetikë e strukturës kriminale

1 Korrik, 2026

Agon Ferati do ta zëvendësojë Stojillkoviqin

1 Korrik, 2026

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

1 Korrik, 2026

Nuk është më ministër pas rikonstruimit të qeverisë, Fatmir Limani: Misioni vazhdon

1 Korrik, 2026

Nis pagesa e K-15 në sektorin privat, shuma minimale mbi 19 mijë denarë

1 Korrik, 2026

VLEN: Komunat shqiptare nuk presin më, ato ndërtohen

1 Korrik, 2026

U mësuan emrat e ministrave të rinj, përbërja e re e Qeverisë duhet të votohet deri në mesin e korrikut

1 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.