Një iniciativë prekëse e lidhur me sfidën e fundit të këngëtarit Butrint Imeri ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve në rrjetet sociale.
Pas njoftimit të artistit se do të shpërblejë me 100 mijë euro personin që realizon videon më virale në TikTok me këngët e albumit të tij të ri, një shqiptar ka zgjedhur t’ia dedikojë këtë mundësi tre fëmijëve me Sindromën Down.
Me pëlqimin e prindërve të tyre, ai ka realizuar një video me tre fëmijët, duke shpresuar që ajo të bëhet sa më virale dhe, në rast fitoreje, shuma prej 100 mijë eurosh të ndahet në mënyrë të barabartë mes tyre.
“Kam vendosur që, nëse këta engjëj i fitojnë ato 100 mijë euro, secili prej tyre të marrë nga rreth 33 mijë euro. Gjithashtu, kam premtuar se gjatë verës do t’i dërgoj edhe në pushime, në destinacionin që ata dëshirojnë”, thuhet në mesazhin që shoqëron videon.
Kjo nismë është mirëpritur nga shumë përdorues të rrjeteve sociale, të cilët kanë bërë thirrje për mbështetje të videos dhe për më shumë përfshirje e solidaritet ndaj fëmijëve me Sindromën Down. Mesazhi i videos është i qartë: këta fëmijë meritojnë dashuri, respekt dhe mundësi të barabarta, ndërsa kjo sfidë shihet si një mundësi

