Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vdekja e Khameneit, gazetari tregon tre skenarët: Ja kush do e marrë pushtetin në dorë!

TV NewsBy TV News4 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme është tema e kësaj të martë në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus.

Gazetari Egon Loli tha se ekzistojnë disa skenarë për mënyrën se si mund të evoluojë situata politike në Iran.

Sipas tij, skenari i parë parashikon që Garda Revolucionare të vazhdojë të mbajë kontrollin e pushtetit deri në mbledhjen e këshillit përkatës.

Loli shtoi se skenari i dytë është që qytetarët të shfrytëzojnë momentin për të kërkuar përmbysje të regjimit aktual.

Por, gazetari e konsideron si më të mundshëm një skenar të tretë, që lidhet me interesat strategjike të Netanyahu.

Sipas tij, Izraeli mund të synojë jo një fitore të qartë të njërës palë, por një gjendje destabiliteti të zgjatur në Iran dhe rajon.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë ndryshon pas vdekjes së Khameneit?

Loli: Për mua, si Irani ashtu edhe Izraeli janë faktorë destabiliteti. Ka disa skenarë që përfliten. Së pari, është që Garda Revolucionare do të vazhdojë deri sa të mblidhet këshilli dhe të zgjidhet Ajatollahu i ri.

Borakaj: Kush e ka pushtetin tani në dorë?

Loli: E ka Garda Revolucionare. Një skenar është që ajo të vazhdojë ta mbajë pushtetin. Një skenar tjetër është që të ndodhë e kundërta, që qytetarët ta shohin veten në epërsi dhe të ndodhë përmbysja. Por edhe këtu lind pikëpyetja se kush do të vijë në pushtet. Skenari i tretë, që unë e shoh si më të mundshëm fatkeqësisht, është ai që Netanjahu bën thirrje që asnjëra nga palët të mos ketë epërsi deri sa të vendoset situata. Netanjahu u ka bërë thirrje grupeve të ndryshme brenda iranianëve që të dalin dhe të marrin në dorë pushtetin. T’u bësh thirrje grupeve etnike ndikon edhe në shtete të tjera të rajonit.

Faktori i vetëm që i shërben ky destabilitet është Izraeli. Izraeli nuk do një fitore të qartë, por një konflikt dhe destabilitet permanent. Izraeli ka objektiv strategjik të jetë vendi dominues në të gjithë rajonin. Izraeli është shteti që mbështetet më shumë nga SHBA.

/vizionplus.tv

Lexuar: 65

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.