Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dalë me thirrje për kosovarët që jetojnë në Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
MPJD dhe Ambasadat kërkojnë që të ndiqen informacionet zyrtare të lëshuara nga institucionet e sigurisë së vendeve përkatëse dhe gjithashtu kanë njoftuar për numrat e telefonit që janë në dispozicion.
“Për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara. Ambasada u bën thirrje shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave.Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake”, thuhet në njoftimin e publikuar nga MPJD.

