Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shfuqizim i qeverisë teknike, por me konsensus! Mickoski: Nëse LSDM s’pranon tani, atëherë pas zgjedhjeve të ardhshme

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas plot tre orë bisedimesh në takimin e liderëve të iniciuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ku karrigia e LSDM-së mbeti bosh, nuk u arritën marrëveshje konkrete. Sipas informacioneve që morëm, në fillim u hapën çështjet e agjendës reformuese, si dhe nevoja për sigurimin e shumicës së Badenterit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, si edhe shumica prej dy të tretash për ligjin për sistemin “Safe City”, për të cilin u theksua se në afatin më të shkurtër duhet të gjendet zgjidhje që të mund të fillojë funksionimi nga 1 shkurti. Fokusi kryesor ishte shfuqizimi i qeverisë teknike, për të cilën Mickoski vlerëson se duhet të shfuqizohet, por për këtë ende nuk ka konsensus.

“Nëse nga LSDM-ja opozitare mendojnë se për zgjedhjet e ardhshme nevojitet qeveri teknike, në rregull, le të jetë për zgjedhjet e ardhshme, por të paktën pas tyre, kushdo që të fitojë, të mos ketë më qeveri teknike”, tha Mickoski.

Për këtë çështje nga BDI kanë propozuar që të zhvillohen konsultime me bashkësinë ndërkombëtare. Kryetari i partisë, Ali Ahmeti, theksoi se në vetë takimin kanë hapur edhe çështje shtesë, për të cilat është rënë dakord me kryeministrin Mickoski që të bisedojnë në një takim kokë më kokë.

“Sa i përket çështjes së qeverisë teknike, ne jemi të mendimit se duhet të konsultohemi në mënyrë shtesë me bashkësinë ndërkombëtare, të cilët janë bashkautorë të tekstit për qeverinë e Përzhinës”, deklaroi Ahmeti.

Sa i përket qeverisë teknike, nga VLEN janë të mendimit se ajo duhet të shfuqizohet, por për shkak se nuk ka konsensus të plotë, kjo të bëhet pas mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Bilall Kasami ka hapur edhe çështjen e mundësisë më të madhe për votimin e diasporës.

“Duhet të gjendet mundësi për pjesëmarrje më të madhe të diasporës në votim, sepse vlerësojmë se diaspora është një faktor i rëndësishëm në lëvizjet ekonomike në shtet. Gjithashtu u hapën tema rreth njësive zgjedhore, por këtu nuk kemi qëndrim më të qartë nëse do të jetë një, tre, gjashtë si tani, apo ka propozime për tetë”, theksoi Kasami.

Pikërisht për Kodin Zgjedhor, nga ZNAM dhe nga Levica dolën me qëndrimin se nevojitet zgjidhje e re me një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, ndërsa sa i përket qeverisë teknike janë të mendimit se ajo duhet të shfuqizohet. U hap edhe çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, për të cilën u tha se duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Lexuar: 141

Lajme te ngjashme

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.