Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026

Gashi nga Sofja: Rajoni ka nevojë për dialog, ndërsa RMV kërkon eurointegrim të drejtë dhe të parashikueshëm

23 Qershor, 2026

Rikonstruimi: Cilat ministri do të këmbehen, ZNAM nuk po e jep Filkovin!

23 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 24 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pse është kaq i rrezikshëm “Big Brother”?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Janar, 2026 Showbiz Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan: Labinot Kunushevci

Spektaklet “reality show”, të shndërruara në fenomen global, ku të vetëquajturit artistë mblidhen e mbyllen në një kafaz, ndërsa një audiencë e tërë e gllabëruar prej tyre e vëzhgojnë me kureshtje 24/7 në formate televizive, janë sinonim i vulgarizimit, i skenave makabre, të arbitraritetit dhe të kasaphanës kulturore estetike. Varfërojnë shpirtin e shoqërisë, sepse i shërbejnë marrëzira dhe lakuriqësi si standarde kulturore.

Ky lloj cirku dhe akrobacioni eksperimentues sociologjik i drejtohet një turme njerëzish të indoktrinuar kulturalisht, jo një shoqërie të kulturuar moderne qytetare. Ata shndërrohen në sensacion popullor, pasi kjo turmë amatore që i ndjek diskutojnë dhe komentojnë në shtëpi, në rrugë e në kafene për çdo detaj të dramës dhe të konkurrencës së tyre rraskapitëse, që kjo turmë nuk di t’i dallojë kur janë inskenime e kur janë reale. Produksionet e tilla janë mjeshtëria më e madhe e manipulimit medial.

Turma mendon se i njeh këto personazhe përmes roleve, historive personale, rrëfimeve, fantazive, vlerave e ngjarjeve, që zhvillohen e tregohen brenda, duke krijuar iluzione nën ndikimin e kamerave, skenarëve artificialë dhe reklamës.

Kemi një paaftësi të turmës për t’u ballafaquar me realitetin dhe një tendencë të tyre për të ikur nga realiteti dhe marrëdhëniet reale, nga përgjegjësitë reale. “Big Brother” është një mashtrim psikologjik dhe social, ku të rinjtë në procesin e identifikimit ballafaqohen me figura të rrejshme, me modele të gabueshme e me kulturë rruge të dhunshme, që e duan vetëm paranë dhe famën, të cilët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë të personalitetit e as të kulturës. Por janë gjithnjë e kundërta e asaj që na e mëson Zoti, familja, shkolla, institucionet, njerëzit e urtë e të mençur.

Njohim dy tipa shoqërish: shoqëri me kulturë dhe shoqëri e turmave.

E para është shoqëri elitare, qytetare, reale, e sofistikuar, e përgatitur, e përgjegjshme, kompakte, rezistuese, dinamike, që i trajton vlerat me standarde dhe me kritere të mprehta kulturore.

E dyta është shoqëri artificiale, instiktive, e brishtë, që qorrazi ndjek tufën, që konsumon çdo lloj produkti që i ofrohet, që mishërohet me vulgarizimin, banalitetin, paturpësinë dhe injorancën si normalitet antropologjik dhe këto bëhen shpejt kulturë masive, që ngacmon instinktin dhe perversitetin e njeriut si prirje për të parë intimitetin e tjetrit, që ushqen urrejtjen e njëri-tjetrit, kështu për të krijuar spektaklin e viktimës, të fajit, të lotit, të dhimbjes e të thyerjes.

Na falni, ne nuk po censurojmë produksionin e tyre.

Ata po censurojnë kulturën; po rrezikojnë qytetërimin; po përmbytin vlerat; po dehumanizojnë shoqërinë; po zhveshin identitetin!

Se protagonistët tregojnë nivel të ulët të etikës dhe të gjuhës së komunikimit, nivel të ulët të kulturës intelektuale, nivel të ulët të njohurive themelore, nivel të ulët të aftësive gjykuese, analizuese e krahasuese, kjo vërtetohet me një test të inteligjencës. Dhe kështu synohet të shpërqendrohet vëmendja publike mbi problemet dhe skandalet që po përhapen në metastazë dhe po shkaktojnë mjerim të vërtetë social, ekonomik e politik të shoqërisë.

Perversitetin në sjellje, në komunikim, në veshje, në dukje, në role, në stile, në lojëra, në garë dhe në konkurrencë, në rivalitete dhe në armiqësi, si normalitet i mënyrës së jetesës, e ofrojnë vetëm ato media, me patronazhistët në ekrane, në luftën e tyre për mbijetesë. Mbijetesa e tyre kulturore është e intubuar dhe në oksigjeno-terapi, sepse kanë favorizuar një tekno-kulturë, që u shërben turmave, pushtetit dhe “show-biz”-it, që ofron spektakël sensacional argëtues dhe jo mesazh artistik. Si kasapët që rrjepin lëkura të kafshëve, ata rrjepin vlera të artit.

Një rrugaçëri e neveritshme, e manifestuar në formë garuese spektakulare, për shijen dhe vlerësimin e bastarduar të publikut të verbuar ndjekës.

Nga këto produksione shohim modelet e tyre të jetës personale, rrëfime për arritjen e sukseseve dhe kuptojmë se sa egoistë, racistë, snobistë dhe injorantë që janë, kuptojmë shumë gënjeshtra dhe hipokrizi, që tregojnë në raport me të tjerët, e deri te fenomenet që duken komike, por në të vërtetë janë tragjike. Dhe ç’ është më e keqja, ata shndërrohen në një farë që mbin e shumëzon idiotësitë e tyre.

Emisionet e tyre janë një shiringë laboratorike, për fekondimin artificial në epruvetë, me materiale të huaja dhuruese gjenetike, që çiftit – publikut – t’ia shpëlajnë trurin se është embrion kulturor i tyre./EPIQENDRA

Lexuar: 749

Lajme te ngjashme

Sinan Vllasaliu aksidentohet me motor duke shkuar të këndojë në dasmën e Dua Lipës, familjarët japin detaje për gjendjen e tij

Google tregon vendet e preferuara të Dua Lipës, kjo është lista për Kosovën

Gjesti: Namazi është e vetmja qetësi që po më mban në jetë

DARA bën histori: Bullgaria fiton Eurovisionin për herë të parë me “Bangaranga”

“Falë Dibrës, Strugës dhe Veleshtës u rimëkëmba ekonomikisht” – Afrim Muçiqi rrëfen periudhën më të vështirë pas luftës

Dua Lipa paditi Samsungun për përdorimin e imazhit të saj, kërkon dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh

Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.