Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

25 Nëntor, 2026

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

25 Nëntor, 2026

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

25 Nëntor, 2026

Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

25 Nëntor, 2026

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026

Ukrainasit shpartallojnë pozicionet ruse dhe rimarrin territorin!

24 Nëntor, 2026

Me maska dhe shkopinj në qendër të Kumanovës, ndërhyn policia

24 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Llapi ankohet në gjyqtarin Egzon Dakaj, kërkon që FFK urgjentisht të marrë masa ndaj tij!

TV NewsBy TV News7 Dhjetor, 2025 Sport Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Skuadra e Llapit ka reaguar pas humbjes 3-0 nga Gjilani në ndeshjen e sotme, të luajtur në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Sipas klubit të Llapit, kartoni i kuq i Gnapit pas ndërhyrjes në Laroshin ishte vendim jo i duhur, gjithashtu ata ankohen edhe tek goli i dytë i Gjilanit, pasi sipas tyre nuk ishte faull, nga i cili edhe morën golin, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi i KF Llapit në Facebook:

“KF Llapi reagon fuqishëm dhe me shkas ndaj gjykimeve tendencioze dhe të përsëritura të gjyqtarit Egzon Dakaj

KF Llapi reagon ashpër ndaj gjykimit të njëanshëm dhe tendencioz të gjyqtarit kryesor Egzon Dakaj në ndeshjen e sotme Gjilani – Llapi, gjykim që cenoi rëndë integritetin e garës dhe ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar. Prej fillimit të sezonit 2025/26 kemi qëndruar të heshtur, edhe kur kemi qenë të dëmtuar, si në rastin ndaj Dritës kur Axel Gnapi bie pa ndjenja në tokë dhe futbollisti kundërshtar nuk u ndëshkua as me karton të verdhë, duke i marrë situatat si gabime njerëzore. Por ajo që ndodhi sot ishte e qëllimshme, e përsëritur dhe e papranueshme.

Vendimi për t’i dhënë karton të kuq kapitenit tonë, Axel Gnapi, ishte vendimtar dhe krejtësisht i padrejtë. Ndërhyrja në fjalë nuk ishte për karton të kuq, madje as për karton të verdhë sipas shumë vlerësimeve profesionale nga gjyqtarë me stemën e FIFA-s. Dueli ishte i paqëllimshëm, në luftë të rregullt për topin, dhe në atë moment ka rrezikuar të lëndohej edhe kapiteni ynë, i cili pas kontaktit ka rënë keq në tokë. Në rastin konkret, e mira e së mirës është që si portieri i SC Gjilani, Vokli Laroshi, ashtu edhe kapiteni ynë Axel Gnapi kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim të rëndë por kjo nuk nënkupton se momenti duhej domosdoshmërisht të ishte sanksionuar me karton të kuq, sepse të dy lojtarët kanë qenë të fokusuar te topi dhe jo te kontakti mes tyre.

Ajo që e bën situatën edhe më të rëndë është fakti se gjyqtari nuk mori vendim menjëherë, siç e kërkojnë rregullat, por pesë minuta më vonë, sikur të kishte marrë sinjale nga jashtë. Kjo e bën kartonin e kuq të duket si vendim i porositur dhe jo si autoritet i Egzon Dakajt në momentin e aksionit.

Edhe te goli i dytë i vendasve, gjyqtari Egzon Dakaj doli sërish në qendër të vëmendjes, sepse ndërhyrja ndaj futbollistit të Gjilanit nuk ka qenë faull. Loja duhej të vazhdonte normalisht, por ai ndërhyri duke akorduar një faull të paqenë, nga i cili më pas u zhvillua aksioni që përfundoi me gol. Një vendim i gabuar, me pasoja të drejtpërdrejta në rezultatin e ndeshjes.

Për më tepër, ky gjyqtar është i njohur për ndeshje të tilla dhe për vendime kontraverse në takime të rëndësishme dhe këtë e dinë të gjithë në futbollin kosovar.

Nuk është hera e parë që Egzon Dakaj del në skenë pikërisht në ndeshje të rëndësishme për Llapin. Edhe para dy viteve, në ndeshjen vendimtare për titull kampioni Gjilani – Llapi, i njëjti gjyqtar u delegua dhe me vendimet e tij ndikoi drejtpërdrejt që Llapi të mos fitonte atë takim, duke prishur rrjedhën e garës për titull. Sot, historia u përsërit me të njëjtin skenar dhe të njëjtin person në qendër të vëmendjes.

Kërkojmë urgjentisht nga Komisioni i Gjyqtarëve dhe organet kompetente të FFK-së të hapin procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Egzon Dakaj, të analizojnë në detaje çdo vendim të tij në këtë ndeshje, në veçanti kartonin e kuq dhe rastin e golit të dytë dhe të marrin masa serioze për të mbrojtur integritetin e garës.
Ajo që ndodhi sot nuk është rastësi. Është përsëritje dhe është e papranueshme. KF Llapi nuk do të heshtë, sepse në fund të ditës, Egzon Dakaj dhe çdo gjyqtar i Superligës është i thirrur të gjykojë me drejtësi, jo të dalë në skenë me vendime të qëllimshme që prishin rrjedhën e ndeshjes dhe gjithë kampionatit”, shkruhet në reagim.

/GazetaBlic Sport

Lexuar: 33

Lajme te ngjashme

Bashkimi fiton ndaj Shkëndijës së Haraçinës, vendos Murati!

UEFA e dënon rëndë Kosovën

Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

Kombëtarja humb ‘yllin’ e saj para Bjellorusisë, zbulohen edhe lojtarët e tjerë që përfundojnë në tribunë

Ndahet nga jeta në moshë të re ndihmës trajneri i KF Shkëndija, Agron Memedi

Kombëtarja mposht bindshëm Finlandën, Muçi dhe Manaj na afrojnë me fitoren e grupit

Lajmet e fundit

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

25 Nëntor, 2026

Banka kineze do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset tajvaneze në pjesën kontinentale të Kinës

25 Nëntor, 2026

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

25 Nëntor, 2026

Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

25 Nëntor, 2026

Gashi në Zagreb: Marrëveshja strategjike me Kroacinë pritet të miratohet më 1 dhjetor

24 Nëntor, 2026

Presidentja për festën e organizuar në nder të 28 Nëntorit: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë

24 Nëntor, 2026

Banka Evropiane për Investime mbështet ndërtimin e 4.700 kilometrave rrugë në Ballkanin Perëndimor

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.