Barcelona ka marrë më në fund një lajm të mirë: Pedri është rikthyer sot në stërvitjen kolektive dhe po i afrohet plotësisht rikuperimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për disa javë.
Mesfushori spanjoll ka munguar që nga humbja në El Clasico muajin e kaluar, pasi pësoi një dëmtim në kofshë.
Stafi mjekësor i Barcelonës ka qenë shumë i kujdesshëm me rikuperimin e tij, duke mos rrezikuar asnjë hap për të shmangur një rikthim të parakohshëm.

