Janë deleguar gjyqtarët për xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës.
Dardan Çaka do ta drejtojë ndeshjen mes Llapit dhe Prishtinës së Re, kurse Mentor Ajeti do të jetë kryesor tek Drenica – Ballkani.
Alban Shala do të jetë kryesori tek sfida Malisheva – Gjilani, ndërsa, Gramos Shala tek ndeshja mes Ferizajt dhe Dukagjinit.
Duhet cekur që gjyqtari Genc Nuza nuk është deleguar fare në këtë javë, pas polemikave që kishte me drejtuesit e skuadrës së Gjilanit.
The post Xhiroja e 13-të, delegimi i gjyqtarëve, Genc Nuza nuk delegohet tek asnjë ndeshje appeared first on GazetaBlic.

