Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, takim me përfaqësuesit e KF “Liria”

21 Gusht, 2026

Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve

21 Gusht, 2026

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

21 Gusht, 2026

Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime

21 Gusht, 2026

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026

Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit

21 Gusht, 2026

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

21 Gusht, 2026

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

21 Gusht, 2026

Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

21 Gusht, 2026

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 22 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sot Halloween, si lindi kjo festë dhe kur u përhap në Shqipëri

TV NewsBy TV News31 Tetor, 2025 Lifestyle Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sot festohet Halloween, nata e shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, hije dhe kostume të çuditshme janë pjesë e dekorit, ndërsa festimi po përhapet gjithnjë e më shumë edhe në Shqipëri, kryesisht mes të rinjve. Në botë, kjo ditë shndërrohet shpesh edhe në një garë midis VIP-ave për kostumin më të veçantë.

Çfarë është Halloween?

Emri “Halloween” rrjedh nga All Hallows’ Eve, ose mbrëmja para Ditës së të Gjithë Shenjtorëve, një festë me origjinë të lashtë irlandeze. Festimi mbërriti në Shtetet e Bashkuara me emigrantët irlandezë dhe sot ka pësuar transformime të mëdha. Nata e 31 tetorit shënon fundin e vitit kelit dhe besohet se në këtë natë shpirtrat e të vdekurve rikthehen mes të gjallëve. Për këtë arsye, njerëzit vishen me kostume frikësuese për t’i trembur shpirtrat.

Origjina e Halloween-it lidhet me festivalin antik kelit, Samhain, ku besohej se kufiri mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve zhdukej. Shpirtrat e vdekur gjatë vitit që shkoi mblidheshin dhe përziheshin me botën e të gjallëve, dhe fshatarët vendosnin ushqime dhe ëmbëlsira për t’i qetësuar. Ky ritual mund të ketë dhënë frymëzimin për traditën moderne të “trick-or-treat”.

Samhain shënon fundin e verës dhe fillimin e dimrit, një kohë kur natyra ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e dimrit dhe pjelloria e tokës ulet. Keltët besonin se kjo periudhë u jepte formave mbinatyrshme mundësinë të ndërhynin në botën e të gjallëve.

Edhe pse Halloween ka rrënjë pagane, emri dhe disa tradita u përshtatën nga krishterimi si mbrëmja para Ditës së të Gjithë Shenjtorëve (1 nëntor). Me kalimin e kohës, disa aspekte të errëta janë zëvendësuar me festa më miqësore dhe të ndritshme, por lidhja e Halloween-it me të frikshmen dhe të mbinatyrshmen mbetet e fortë edhe sot në festimet globale.

Në Shqipëri, Halloween po bëhet gjithnjë e më i dukshëm pas viteve ’90, kryesisht mes të rinjve, duke sjellë kostume, dekorime dhe aktivitete festive që e kthejnë këtë natë në një përvojë argëtuese dhe misterioze.

/vizionplus.tv

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Ushqyerja, ushtrimet dhe gjumi: si ta zgjasni vërtet jetën tuaj

Maskë me mango për flokë të shëndetshëm, ja si ta përgatisni

Veronika, thesari i natyrës për shëndetin; Si ta përdorni

Simptoma që tregojnë se jeni të dehidratuar

Vitamina C, dozat e nevojshme dhe ushqimet ku gjendet

Çiftet e suksesshme bëjnë këto 2 gjëra kur grinden

Lajmet e fundit

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, takim me përfaqësuesit e KF “Liria”

21 Gusht, 2026

Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve

21 Gusht, 2026

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

21 Gusht, 2026

Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime

21 Gusht, 2026

Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun

21 Gusht, 2026

Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit

21 Gusht, 2026

Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave

21 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.