Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Parlamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut

19 Qershor, 2026

Zv/ministri Iseni në kaliminkufitar “Qafë Thanë”: Në fokus vendosja e sistemit “One Stop Shop”

19 Qershor, 2026

Ali Ahmeti: BDI mbetet partia më e fortë!

19 Qershor, 2026

Mexhiti: Mbi 3 miliardë euro në vendbanimet shqiptare- kemi marrë hisen tonë

19 Qershor, 2026

Tragjedi në Tale, mbyten në det dy vajza 9 dhe 11 vjeçe

19 Qershor, 2026

Gati një e treta e qytetarëve të Maqedonisë nuk besojnë në anëtarësimin në BE

19 Qershor, 2026

Mickoski takohet me liderët e VLEN-it, fillojnë bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë

19 Qershor, 2026

Horror në rrethin e Kumanovës – I vriste për të kryer marrëdhënie seksuale me trupat e pajetë

19 Qershor, 2026

Është vënë në rrezik shëndeti i fëmijëve në Çerdhen “Fidani”

19 Qershor, 2026

Koalicioni me LDK-në, Kurti shmang pyetjen

19 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 20 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rey Manaj e Hysaj flasin pas fitores historike në Serbi: Është një ëndërr

TV NewsBy TV News16 Tetor, 2025 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në emisionin e dytë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, u diskutua gjerësisht për fitoren 0-1 të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë në Leskovac, me autor të golit, Rey Manajn. Të ftuar në studio ishin komentatori i njohur Alban Xhihani dhe specialisti i futbollit, Ardi Behari, të cilët analizuan paraqitjen e skuadrës tonë në këtë ndeshje të rëndësishme.

Ndër të tjera, të ftuarit folën edhe për rekordin e ri të vendosur nga Elseid Hysaj, i cili tashmë është lojtari me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi dhe për fitoren e thellë të Shqipërisë kundër Jordanisë 4-2 mbrëmë në “Air Albania”.

Për emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”, dy protagonistët e Kombëtares në dy sfidat e fundit, Elseid Hysaj dhe Rey Manaj ndanë emocionet dhe momentet e tyre të veçanta me fanellën kuqezi. Manaj si autori i golit historik në Leskovac ndërsa Hysaj si lojtari rekordmen i ekipit Kombëtar.

Elseid Hysaj: Është një ëndërr. Në fillim kur kam luajtur me Kombëtaren nuk e kam menduar që mund të ngel në historinë e Kombëtares shqiptare për rekorde ndeshjesh. Tani që e arrita, është një ëndërr që plotësohet. Nuk e kisha menduar kurrë, por ja që ëndrrat arrihen.

Familja gjithmonë më ka mbështetur, e kam pritur këtë moment, pasi do të mbesë në histori. Këtë gjë do ta shohin edhe fëmijët e mi që në Kombëtare e kam lënë emrin tim dhe do të jetë për shumë kohë në regjistër.

Rey Manaj: Normalisht që nuk e kisha menduar që do të shkonim në Serbi dhe do të fitonim ndeshjen. Edhe po mos të kisha shënuar unë, po ta kishtë bërë dikush tjetër, normal që do isha akoma më i kënaqur. Rëndësi ka që morëm tre pikët dhe bëmë historinë. Të gjithë lojtarët që luajtëm, ata që u futën në pjesën e dytë dhe që nuk luajtën, besoj që të gjithë kemi të njëjtën vlerë.

Të gjithë lojtarët kishim emocione para ndeshjes. Shqiponjën e bëra sepse ishte diçka që e ndjeva në atë moment, nuk e kisha planifikuar më parë dhe e ndjeva ashtu. Nuk ishte provokim as ndaj lojtarëve serbë, vetëm doja të festoja me shqiponjën. Kishim presion dhe shkoi çdo gjë ashtu siç donim.

Lexuar: 216

Lajme te ngjashme

“Bomberi” kumanovar me 39 gola në sezon, një talent i frikshëm!

Mirvete Misini, 11-vjeçarja nga Kumanova që po shkëlqen në futbollin e vajzave në Gjermani

Krenar Osmani: “Klubet shqiptare të krijojnë Union të Klubeve Shqiptare”

Shkëndija e Haraçinës shkruan historinë, mposht Pelisterin dhe inkuadrohet në ligën e parë

Mirvete Misini – Një sezon i jashtëzakonshëm dhe një ëndërr e madhe

Këta janë shqiptarët e ftuar për të luajtur me Kombëtaren e Zvicrës për Kupën e Botës

Lajmet e fundit

Parlamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut

19 Qershor, 2026

Zv/ministri Iseni në kaliminkufitar “Qafë Thanë”: Në fokus vendosja e sistemit “One Stop Shop”

19 Qershor, 2026

Ali Ahmeti: BDI mbetet partia më e fortë!

19 Qershor, 2026

Mexhiti: Mbi 3 miliardë euro në vendbanimet shqiptare- kemi marrë hisen tonë

19 Qershor, 2026

Tragjedi në Tale, mbyten në det dy vajza 9 dhe 11 vjeçe

19 Qershor, 2026

Gati një e treta e qytetarëve të Maqedonisë nuk besojnë në anëtarësimin në BE

19 Qershor, 2026

Mickoski takohet me liderët e VLEN-it, fillojnë bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë

19 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.