Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI i përgjigjet Mickoskit dhe Mexhitit: Shqiptarët nuk pranojnë vasalë, i zgjedhin vetë përfaqësuesit tyre

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Çdo ditë që përsërit se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, Mickoski në fakt pranon një të vërtetë të hidhur: se është i vetëdijshëm për disfatën e pashmangshme që e pret projektin e tij politik dhe përfaqësuesin e tij vasal shqiptar, VLEN-in. Kështu BDI i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Mickoski dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti se, pas zgjedhjeve lokale, nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme parlamentare.

“Kjo frikë nuk është e kotë. Shqiptarët e kanë kuptuar qartë se VLEN nuk është zgjedhja e tyre, por instrument i Mickoskit për t’i mbajtur shqiptarët të nënshtruar. Kandidatët e VLEN-it nuk kanë asnjë legjitimitet, sepse janë të instaluar nga VMRO dhe janë vetëm fasadë e një politike antishqiptare që synon t’i kthejë shqiptarët pas, në periudhat para vitit 2001. Madje këtë e pranojnë edhe vetë drejtuesit e tyre. Vetë Izet Mexhiti ka konfirmuar publikisht se e vetmja gjë që e mban këtë qeveri në këmbë nuk është vota shqiptare, por vullneti i VMRO-së. Ky është turpi më i madh: shqiptarët nuk përfaqësohen me votën e tyre, por mbahen peng nga vendimet e Mickoskit. Për këtë arsye, gjithçka që dëgjojmë nga VLEN nuk janë qëndrime të shqiptarëve, por vetëm përsëritje të fjalëve të Mickoskit”.

E vërteta është se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të përfaqësohen nga vasalë të tillë, thuhet në reagimin e BDI-së.

“Rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë aq i qartë, aq i padiskutueshëm, saqë do të detyrojë vendin të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski mund të përsërisë dhjetëra herë të kundërtën, por zëri i shqiptarëve me 19 tetor do ta bëjë të pamundur ikjen nga ky realitet. BDI është forca që për më shumë se dy dekada ka garantuar barazinë, integrimin dhe vendimmarrjen konsensuale. Përballë kësaj, VLEN do të mbahet mend vetëm si një eksperiment i Mickoskit, një fasadë e përkohshme, pa vizion dhe pa mbështetje popullore. Që ta kenë të qartë edhe një herë: ne punojmë për ta kthyer dinjitetin në vend, jo për të qenë pjesë e pushtetit. Mos u frikësonu!”.

Shqiptarët kanë votën e tyre, vijon më tej reagini, kanë dinjitetin e tyre dhe kanë treguar se nuk shiten.

“Vota shqiptare është e lirë, sovrane dhe vendimtare, dhe ajo do të vendosë të ardhmen e vendit. Më 19 tetor, shqiptarët do të flasin me një zë. Më 19 tetor, shqiptarët do të tregojnë se referendumi i vetëm është vota e lirë. Më 19 tetor, shqiptarët do të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre. Më 19 tetor, do të fitojë vullneti i popullit”, përfundon reagimi i BDI-së.

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

Lajmet e fundit

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.