Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Komunat shqiptare nën shënjestër të Mickoskit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente9 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mickoski e ka shpallur BDI-në objekt të sulmit, duke deklaruar se synimi i tij është ta zhdukë nga skena politike. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, paralajmëron se kjo retorikë rikthen mentalitetin e vjetër nacionalist, ndërsa theksoi se  shqiptarët mbeten faktor vendimtar në politikën e vendit. Paralelisht, opozita shqiptare alarmon për rritjen e ndikimit të “botës serbe” dhe interesave ruse, që kërcënojnë orientimin euroatlantik të Maqedonisë

Ersan PAJAZITI

Shkup, 16 shtator – BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive. BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e arritjeve më të mëdha të vendit: anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, avancimit të të drejtave gjuhësore, kulturore dhe politike të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera! Këto janë të vërteta që nuk i zbeh asnjë fjalim i improvizuar politik. Kështu ka thënë sot nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa i është përgjigjur kryeministrit Mickoski, i cili mbrëmë tha se “zgjedhjet e 19 tetorit janë shans për eliminimin e BDI-së nga skena politike”.

“Mbrëmë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, para gjithë opinionit publik në Maqedoni e zbuloi hapur thelbin e politikës së tij: ‘Qëllimi i këtyre zgjedhjeve është që BDI të zhduket nga skena politike’. Kjo platformë ideologjike e rrezikshme, për të cilën kemi paralajmëruar vazhdimisht, tashmë doli në pah. Ideja e Mickoskit, vegël e projektit famëkeq të ‘botës serbe’, është të pengojë bashkimin dhe përfaqësimin e fuqishëm të shqiptarëve. Vetëm në këtë mënyrë ai dhe patronët e tij nga veriu do të mund të vazhdojnë ta poshtërojnë popullin shqiptar, duke mbajtur në pushtet politikanë shqiptarë të nënshtruar e të dobët, si ata të VLEN-it, që heshtin vetëm për të ruajtur karriget e tyre. Mickoski nuk kërkon të fitojë zgjedhje, por të fshijë një ide të tërë politike për barazi, të eliminojë një popull të tërë nga jeta publike e politike e Maqedonisë”, tha Ademi.

Kur Mickoski thotë “BDI të zhduket”, vijon më tej Ademi, ai thotë se shqiptarët nuk kanë të drejtë të vendosin vetë kush i përfaqëson. “Ai pretendon se ka ardhur koha që dikush tjetër – saktësisht ai – të përcaktojë se cili shqiptar është i pranueshëm, cili mund të ulet në tryezë e cili jo. Ky është një tentim për pastrim politik që do t’i kthehet në bumerang. Mickoski duhet ta dijë se shqiptarët vendosin vetë për përfaqësuesit e tyre. Dhe me këto deklarata ai vetëm e hapi derën e ferrit që e pret më 19 tetor. Më 19 tetor, kukullat e tij nga VLEN-i do të pësojnë një disfatë të turpshme. Më 19 tetor, Mickoski do ta ndjejë fuqinë dhe vendosmërinë e shqiptarëve që nuk pranojnë zgjidhje të imponuara. Një herë këtë gabim e bëri Zaev, të njëjtin gabim po e përsërit edhe Mickoski”.

BDI, thotë Ademi, mund të mos ketë qenë e përsosur, por ka qenë gjithmonë zgjedhja e shqiptarëve. Jo e Mickoskit. “Jo e shtabeve qendrore të VMRO-së. Jo e strukturave që duan shqiptarë të bindur, që ngrisin dorën kur u thuhet. Prandaj, më 19 tetor shqiptarët do të thonë qartë: Askush, absolutisht askush, nuk ka të drejtë të zgjedhë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, përveç vetë shqiptarëve. Më tragjike është se VLEN është vegla e tij. VLEN është projekti i tij për një skenë politike shqiptare të kontrolluar. VLEN është kali i tij i Trojës në Çair, në Tetovë, në Strugë. Qytetarët këtë e shohin, e ndjejnë dhe e dinë”.

Prandaj, tha Ademi, këto zgjedhje nuk janë vetëm për komunat. “Këto zgjedhje janë për të ardhmen. Për të vendosur nëse do të kemi një përfaqësim politik shqiptar dinjitoz e të fuqishëm, apo do të lejojmë të tjerët të na diktojnë jetën politike.Mesazhi ynë është i qartë: Ne nuk do të zhdukemi, nuk do të përulemi, nuk do të lejojmë askënd të zgjedhë rrugën tonë.BDI është këtu dhe do të mbetet, sepse ne jemi zëri i shqiptarëve. Zëri i atyre që nuk pranojnë të margjinalizohen. Zëri i atyre që kërkojnë dinjitet, barazi dhe të drejtën për të zgjedhur vetë.Më 19 tetor, të gjithë shqiptarët do t’i përgjigjen thirrjes së Mickoskit, por me votim masiv. Do t’i përgjigjen me demokraci, me zërin dhe me vullnetin e popullit”.

MICKOSKI: SYNIMI YNË NË KËTO ZGJEDHJE ËSHTË ZHDUKJA E BDI-SË

Përndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë në TV Sitel, mes tjerash ka thënë se synim i tij dhe i pushtetit është që të zhdukë dhe të dërgojë në histori BDI-në. Ai këto zgjedhje nuk i sheh vetëm si betejë me opozitën maqedonase nëpër komunat me shumicë maqedonase, por interesi i tij është edhe ajo që komunat shqiptare të mos udhëhiqen nga BDI.

“Qëllimi ynë në këto zgjedhje është që BDI-ja e pafuqishme të mposhtet dhe të përjashtohet përgjithmonë nga skena politike në Maqedoni. Ky është thelbi i këtyre zgjedhjeve. Dhe duhet të mposhtet, por kemi këta njerëz nga e Majta, që po përpiqen të ndihmojnë BDI-në dhe po i hedhin një litar shpëtimi”, theksoi Mickoski. I pyetur se prej nga e ka konstatimin se BDI mbështetet nga e Majta tha se ai në politikë nuk është prej dje dhe se lëvizjet e fundit të të Majtës për të nxjerrë kandidatë në komunat me shumicë shqiptare është dëshmi për këtë.

“Lëvizja e partisë politike e Majta, për të nxjerrë kandidatë në Gostivar, Tetovë dhe Strugë, dhe atë ta brendojë se nuk e ka harruar Maqedoninë Perëndimore dhe njëkohësisht të mos nxjerrë kandidatë në Jegunovc, Tearcë dhe në komunat tjera të Maqedonisë Perëndimore, flet mjaftueshëm se qëllimi i tyre është i koordinuar me BDI-në, që të vije deri te shpërndarja e votave anti-BDI në ato komuna, për shkak se BDI e kupton se në ato komuna nuk mund të fitojë”, theksoi Mickoski, i cili edhe më tej ka bindjen se vota kundër BDI-së duhet të jetë e bashkuar në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të fitohet partia e Ali Ahmetit.

BDI: RASTE TË REJA KONFIRMOJNË PENETRIMIN E “BOTËS SERBE”

Ndërkohë, opozita shqiptare vazhdon të alarmojë se vendi çdo ditë e më tepër po bëhet strofullë e “botës serbe”. Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit që konfirmojnë qartë rritjen e penetrimit të “botës serbe” dhe ndikimit rus në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nën qeverinë aktuale të udhëhequr nga Hristijan Mickoski dhe koalicionin VMRO-ZNAM-VLEN.

“Rasti i fundit me aktorin serbo-rus Miloš Biković është tregues domethënës i kësaj prirjeje të rrezikshme. Kryeministri Mickoski e priti publikisht Bikovićin duke e prezantuar si “bir të Berovës” dhe duke e lavdëruar për iniciativën për investim në një kompleks turistik. Por nuk mund të injorohet fakti që Biković është një figurë e lidhur ngushtë me Beogradin dhe Moskën, i cili: Vetë ka deklaruar se Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë se kishte marrë pjesë në marrjen e aeroportit të Slatinës në Prishtinë, një episod i njohur si demonstrim i forcës ruse në Ballkan pas bombardimeve të NATO-s, dhe që e lidhi me filmin e tij propagandistik “Balkan Border”; Në vitin 2023 është nderuar nga vetë Putin me shtetësinë ruse, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të soft poëer-it rus përmes artit, filmit dhe mediave”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Këto fakte, sipas BDI-së, tregojnë qartë se nën qeverinë aktuale, RMV po shfaq hapje gjithnjë e më të madhe ndaj ndikimeve të huaja që rrezikojnë kursin euroatlantik të vendit. Investime të tilla, të paraqitura si projekte ekonomike e kulturore, në thelb përbëjnë kanale për legjitimimin e narrativave serbo-ruse në vend dhe normalizimin e tyre si pjesë e identitetit tonë kombëtar.

“BDI thekson se ky është një sinjal alarmues: përpjekjet për penetrim kulturor e politik nga Beogradi e Moska nuk janë të fshehura, por po legjitimohen nga qeveria; këto zhvillime rrezikojnë unitetin e shoqërisë, marrëdhëniet ndëretnike dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.  Ne i bëjmë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë që të jenë të vetëdijshëm për këto procese dhe të mos lejojnë që vendi ynë të kthehet pas, drejt “botës serbe” dhe ndikimit rus. Interesi i vetëm i vërtetë kombëtar dhe shtetëror është rruga drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike si garanci e stabilitetit të brendshëm”, thonë në BDI, ndërsa shtojnë se mbeten të përkushtuar në këtë rrugë dhe do të vazhdojnë të demaskojë çdo përpjekje për ta larguar vendin nga orientimi i tij

ASH: PO RRITET NDIKIMI I “BOTËS SERBE” NË MAQEDONI

Edhe Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë lidhur me promovimin dhe përkrahjen që pushteti aktual i jep projekteve të lidhura me figura dhe struktura që hapur përfaqësojnë interesat e “Botës Serbe” dhe ndikimit rus në rajon. Sinjal alarmi për ASH-në është takimi i kryeministrit Mickoski me aktorin serb Millosh Bikoviç, i cili së fundmi ka marrë shtetësinë ruse me dekret të presidentit Vladimir Putin dhe ka qenë i pritur prej tij për rolin në filmin propagandistik “Kufiri Ballkanik”.

“Plani për investim në një kompleks hotelierik dhe rekreativ në Berovë, nën petkun e zhvillimit ekonomik dhe turizmit, në fakt është pjesë e rrjetëzimit strategjik të projekteve që i shërbejnë përhapjes së narrativës dhe ndikimit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Ky projekt nuk mund të shihet i izoluar, por duhet të vendoset në kontekstin e përpjekjeve të Beogradit dhe Moskës për të konsoliduar praninë e tyre politike, ekonomike dhe kulturore në vend”, theksojnë nga ASH. Ky subjekt politik paralajmëron se çdo tentativë për të kthyer Maqedoninë e Veriut në fushë veprimi të interesave të huaja hegjemoniste është në kundërshtim me orientimin euroatlantik të shtetit dhe rrezikon sigurinë kombëtare, stabilitetin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë, ndërsa shprehin shqetësim edhe për heshtjen e faktorit shqiptarë në qeveri.

“VLEN-i po qëndron në heshtje për këtë çështje kritike, duke u fshehur pas pallavrat e së kaluarës dhe duke shmangur çdo përgjegjësi konkrete. Ndërkohë që ndikimi i “Botës Serbe” dhe projekteve me përkrahje ruse po shtohet në vend, VLEN-i duket më i interesuar të manipulojë opinionin me histori të kaluara sesa të reagojë ndaj zhvillimeve reale që rrezikojnë sovranitetin dhe orientimin perëndimor të Maqedonisë së Veriut. Heshtja e tyre tregon një mungesë të qartë vizioni dhe angazhimi për të mbrojtur interesat kombëtare”, theksojnë nga ASH, duke shtuar se deri në fund do ti bëjnë ballë përpjekjeve për të mbrojtur sovranitetin dhe orientimin perëndimor të shtetit.  (koha.mk)

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

Lajmet e fundit

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.