Nexhmedin Sadiku
Të dashur qytetarë të Komunës së Likovës, pas 24 vitesh neglizhencë nga qeverisjet e kaluara, ne mbyllëm përfundimisht deponinë në fshatin Nikushtak! Përgjatë këtyre viteve, edhe pse BDI-ja kishte pushtetin lokal dhe qendror, deponia helmonte vendbanimet përreth. Tani, pas një viti, ne e mbyllëm atë, duke treguar përgjegjësi dhe vendosmëri!

E falënderoj nga zemra zëvendëskryeministrin Arben Fetai, zëvendeskryeministrin dhe ministrin Izet Mexhiti për këtë vendim historik. Banorët e kësaj ane nuk do t’ua harrojnë asnjëherë.
Falënderoj edhe banorët për vetëdijen e lartë dhe aktivizmin, të cilët ndaluan me force kamionët e Komunës që e mbushnin këtë deponi.
Kështu, me ndihmën e Qeverisë në njërën anë dhe me një udhëheqësi të re e të pastër në komunë, do t’i zgjidhim të gjitha problemet tona një nga një!


