Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Serbia, ndikimi i fshehtë dhe kriza e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga bankat dhe telekomunikacioni deri në sektorin e sigurisë, Beogradi po ndërton një rrjet ndikimesh strategjike duke e orientuar qeverinë maqedonase larg integrimit europian dhe drejt boshtit lindor

Nga Valmir AZIRI

Maqedonia e Veriut është shndërruar në terren përplasjesh të heshtura mes Lindjes dhe Perëndimit. Serbia, me mbështetjen e Rusisë, ka ndërmarrë një ofensivë të për të forcuar ndikimin e saj në Shkup. Nga bankat dhe telekomunikacioni deri në sektorin e sigurisë, Beogradi po ndërton një rrjet ndikimesh strategjike duke e orientuar qeverinë maqedonase larg integrimit europian dhe drejt boshtit lindor.

SERBIA PËRDOR EKONOMINË SI ARMË

Gjatë vitit të fundit, Serbia ka shtuar në mënyrë të dukshme praninë e saj ekonomike në Maqedoninë e Veriut. Përmes investimeve në banka dhe kompani telekomunikacioni, si dhe duke forcuar lidhjet në institucionet e sigurisë, Beogradi ka siguruar një kontroll të heshtur mbi sektorët më delikatë të shtetit. Kreditet e mëdha nga Hungaria, një vend shpesh kritik ndaj Brukselit, vetëm sa e thellojnë varësinë e qeverisë nga boshti serbo-rus.

DIPLOMACIA SHQIPTARE: NJË BETEJË AKTIVE

Në këtë situatë, Shqipëria ka ndërhyrë më fuqishëm se kurrë më parë. Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, po zhvilluar një betejë aktive, për të parandaluar depërtimin e ndikimit serb. Përmes takimeve intensive, presionit diplomatik dhe kontakteve të vazhdueshme me partnerët perëndimorë, ai ka ngritur barriera të dukshme kundër strategjive të Beogradit. Kjo diplomaci e angazhuar i ka dhënë Tiranës një rol të ri si garant i interesave shqiptare dhe euroatlantike në rajon.

NËNKRYETAR SERB NË QEVERI, SHENJË E QARTË E NDIKIMIT

Një tjetër zhvillim që ka alarmuar opinionin është vendosja e një sërbi si nënkryetar i qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ky post strategjik, që duhet të shërbente për balancë politike, është kthyer në garanci për interesat e Beogradit. Me këtë lëvizje, Serbia jo vetëm që ka fuqizuar praninë e saj politike në Shkup, por ka marrë edhe një pozicion kyç brenda strukturës ekzekutive të shtetit.

SHQIPTARËT MIDIS MBROJTJES DHE KOMPROMISIT

Për shqiptarët, situata është e dyfishtë. Nga njëra anë, Tirana është e angazhuar seriozisht për të mos lejuar që ata të kthehen në vegël të interesave lindore. Dalja e Arben Taravarit nga qeveria, e kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Tirana, ishte dëshmi e kësaj strategjie. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e koalicionit VLEN në qeveri i shërben vetëm si fasadë një ekzekutivi të dominuar nga interesat e  Beogradit. Shqiptarët në këtë rast rrezikojnë të përdoren si mbulesë politike për vendime që në thelb janë anti-shqiptare dhe anti-perëndimore.

INTEGRIMI EUROPIAN I BLLOKUAR

Në këtë skenë të komplikuar, integrimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian ka mbetur i bllokuar. Jo për shkak të skepticizmit të Brukselit, por për shkak të varësive të krijuara nga qeveria e Shkupit me Serbinë dhe Hungarinë. E ardhmja e shqiptarëve në këtë vend varet nga zgjedhja: të pranojnë të mbeten peng i interesave serbe, apo të mbështesin pa rezerva linjën e Tiranës dhe partnerëve perëndimorë.

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.