Kryeministri Edi Rama akuzoi një tjetër gjyqtar që sipas tij ka shkelur ligjin për një ndërtim pa leje.
“Gjyqtari Ligoraq vendosi në pak minuta, pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit”, shkruan Rama.
Shefi i qeverisë iu përgjigjet edhe kritikëve që e akuzojnë për ndërhyrje në pushtetin gjyqësor.
“Atyre që komentojnë për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e gjyqësorit, ne as do të heshtim më, as do të ndalemi së adresuari rastet e shpërdorimit në organet përkatëse,” thotë kryeministri.
/vizionplus.tv

