Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar po punon për të dërguar ndihma në Gaza

TV NewsBy TV News26 Korrik, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Keir Starmer ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po punon me Jordaninë mbi planet për të dërguar ndihma në Gaza nga ajri, pasi më shumë se një e treta e deputetëve nënshkruan një letër duke i bërë thirrje qeverisë të njohë shtetin palestinez.

Të premten, Izraeli tha se do t’u lejonte vendeve të huaja të dërgonin furnizime ajrore në ditët në vijim, mes shqetësimit ndërkombëtar në rritje për kushtet humanitare në territor.

Megjithatë, OKB-ja dhe grupet e ndihmës kanë thënë vazhdimisht se dërgesat nga ajri nuk do të sjellin furnizime të mjaftueshme në Gaza, ndërsa arkat që bien mund të shkaktojnë lëndime dhe kaos në terren.

Starmer tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar po “përshpejton urgjentisht përpjekjet” për të evakuuar fëmijët që kanë nevojë për ndihmë të rëndësishme mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim.

“Lajmi se Izraeli do t’u lejojë vendeve të hedhin ndihma nga ajri në Gaza ka ardhur shumë vonë, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë ndihma nëpërmjet kësaj rruge”, tha kryeministri.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar “po punonte me autoritetet jordaneze për të dërguar ndihma britanike me avionë në Gaza”.

Duke shkruar në X të premten, Staremr tha se qeveria e tij do të “përdorte çdo mundësi” për të ofruar ushqim dhe mbështetje për palestinezët, duke shtuar: “Kjo katastrofë humanitare duhet të marrë fund”.

Të shtunën, Downing Street tha se kryeministri kishte folur përsëri me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas telefonatës së tyre të premten në mbrëmje.

Të tre udhëheqësit i kërkuan Izraelit të heqë të gjitha kufizimet mbi ndihmën dhe ranë dakord se kërkoheshin “plane të fuqishme” për ta shndërruar një “armëpushim të nevojshëm urgjentisht në paqe të qëndrueshme”.

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.