Carlo Ancelotti ka marrë detyrën e trajnerit të Brazilit dhe tashmë ka filluar punën.
Ai ka filluar stërvitjen disa ditë më parë dhe deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë, transmeton GazetaBlic Sport.
“Një aventurë e re fillon – është një përgjegjësi e madhe, por edhe një lumturi e madhe të kesh mundësinë të stërvitësh ekipin kombëtar brazilian”, deklaroi italiani në një intervistë me Vivo Azzurro TV.
“Më quajnë tashmë ‘Carligno’ dhe më pëlqen. Kjo aventurë e re sjell përgjegjësi të madhe, por edhe lumturi të madhe. I rezistoj plakjes falë pasionit që kam pasur gjithmonë për futbollin”, tha Ancelotti dhe shtoi.
“Më pritën me shumë dashuri. Shpresoj ta përgatis mirë ekipin dhe ta bëj konkurrues për Kupën e Botës të ardhshme. Gjuhë e huaj? Do të më duhet të mësoj portugalisht, pasi më është dashur të mësoj frëngjisht, anglisht, spanjisht, dhe fakti që portugalishtja ka të njëjtën gramatikë do të më ndihmojë”, thotë strategu me përvojë.
/GazetaBlic Sport/

