Sulmuesi i Spanjës dhe Galatasarayt, Alvaro Morata, ka vlerësuar shumë shokun e tij të skuadrës te La Roja, Lamine Yamal.
Kapiteni i Spanjës është bërë lojtari i fundit që flet me entuziazëm për yllin e ri të katalanasve, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ai është i pabesueshëm, kështu është. Super i qetë, gjithmonë bën shaka dhe qesh, por kur hyn në fushë transformohet dhe jep gjithçka”, tha Morata.
“Askush nuk mund ta ndalojë atë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, kurrë. U impresionova vërtet nga vlerësimi i lojtarëve të Interit pas gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Po flasim për lojtarë me përvojë në nivelin më të lartë”, shtoi ai.
“Gazetarët dhe analistët janë ulur para televizorit vetëm për të parë se çfarë do të bëjë ai dhe cilat janë limitet e tij”, vazhdoi Morata.
“Është e pabesueshme. Ai është vetëm 17 vjeç dhe sapo ka nënshkruar një kontratë që është e vlefshme deri në vitin 2031, dhe skadon kur të mbushë 23 vjeç. Njëzet e tre!”
A mund ta fitojë ai Topin e Artë në vitin 2025 pavarësisht moshës së tij?
“Do të doja që Lamine ta fitonte, njësoj si vitin e kaluar kur shpresoja se do t’i shkonte Rodrit, Carvajalit ose Fabian Ruizit”, tha Morata.
“Është çështje krenarie dhe identiteti. Sinqerisht, nuk mendoj se ka një lojtar tani që mund të bëjë diferencën si Yamal”, shtoi sulmuesi spanjoll.
/GazetaBlic Sport/

