Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është deklaruar shumë i lumtur pas fitores në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Enrique tha se tashmë është koha për një festë të madhe, sepse kanë bërë histori, transmeton GazetaBlic Sport.
“Të bëjmë histori ka qenë një qëllim që nga fillimi i sezonit. Është koha për një festë të madhe! Ndjeva një lidhje të vërtetë midis lojtarëve dhe tifozëve. Mendoj se e meritojmë. Është e vështirë të luash në këtë nivel, por ne dinim si ta përballonim presionin.”

