Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vdekja tragjike e Aganit 13 vjeçar, policia e Kumanovës arrestoi shoferin

29 Maj, 2026

Lloga e quan Mickoskin “patriot” nga “Temu”

29 Maj, 2026

Ndërroi jetë Agan Asani futbollisti 13-vjeçar nga Çerkezi i Kumanovës

29 Maj, 2026

Nga e shtuna e ardhshme fillojnë provimet e maturës shtetërore

29 Maj, 2026

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

29 Maj, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Do të ulet çmimi i rrymës!

29 Maj, 2026

Kasami: VLEN kërkon bashkëpunim institucional, jo ndërhyrje politike nga Tirana

29 Maj, 2026

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, nuk ka vonesa në pikat kufitare

29 Maj, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

29 Maj, 2026

Vuçiqi paralajmëron Kurtin: Do të hakmerremi ndaj jush, pas veprimit të sotëm në Zveçan

28 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 29 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Merret vendimi, qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

TV NewsBy TV News29 Maj, 2025 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria shqiptare miratoi së fundmi në Fletoren Zyrtare përdorimin e fondit prej 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy” 2025.

Gjithashtu, bëhet me dije se fondet buxhetore do t’u nënshtrohen rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit, në përputhje me legjislacionin.

Vlen të theksojmë se edhe më herët, qeveria shqiptare kishte akorduar një fond prej 90 milionësh lekësh, për shpenzimet e vitit 2024.

Akademia e Futbollit “Durrah City” është pjesë e një projekti të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, së bashku me “City Group”.

V E N D I M

PËR

FINANCIMIN E VEPRIMTARISË SË FONDACIONIT “DURRAH CITY FOOTBALL ACADEMY” PËR VITIN 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 7, pika 2, dhe 19, pika 4, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Përdorimin e fondit prej 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) lekësh, të miratuar në buxhetin e vitit 2025 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në programin buxhetor 08140 “Për zhvillimin e sportit”, në llogarinë ekonomike 604 “Transferta të brendshme”, për financimin e shpenzimeve të ushtrimit të veprimtarisë së fondacionit “Durrah City Football Academy”.

Fondi i përcaktuar, sipas pikës 1 të këtij vendimi, transferohet në llogarinë e fondacionit, në bankën e nivelit të dytë.

Fondacioni “Durrah City Football Academy”, brenda muajit shkurt 2026, dërgon në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit raportin e shpenzimeve të realizuara për vitin 2025, të miratuar nga bordi drejtues i fondacionit.

Fondet buxhetore, që do t’i akordohen fondacionit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, duhet t’u nënshtrohen rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin.

Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Lexuar: 204

Lajme te ngjashme

Këta janë shqiptarët e ftuar për të luajtur me Kombëtaren e Zvicrës për Kupën e Botës

Amir Rrahmani: “Shtëpia ime e parë nuk është më Kosova”

Barça një fitore larg titullit, prezantojnë listën për “El Clasico”

Barcelona dhe Real Madridi përballen në një “El Clasico” vendimtar

Barcelona tallet me Real Madridin pas përplasjes fizike të Tchouamenit me Valverden

Ndahet nga jeta gazetari i mirënjohur i sportit, Sami Ademi

Lajmet e fundit

Vdekja tragjike e Aganit 13 vjeçar, policia e Kumanovës arrestoi shoferin

29 Maj, 2026

Lloga e quan Mickoskin “patriot” nga “Temu”

29 Maj, 2026

Ndërroi jetë Agan Asani futbollisti 13-vjeçar nga Çerkezi i Kumanovës

29 Maj, 2026

Nga e shtuna e ardhshme fillojnë provimet e maturës shtetërore

29 Maj, 2026

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

29 Maj, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Do të ulet çmimi i rrymës!

29 Maj, 2026

Kasami: VLEN kërkon bashkëpunim institucional, jo ndërhyrje politike nga Tirana

29 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.