Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski: Korridori 8 drejt përfundimit në vitin 2029, Kërçovë–Ohër lëshohet vitin e ardhshëm

22 Nëntor, 2026

Shasivari: Gjuha Shqipe është dinjitet, identitet dhe e drejtë që duhet të respektohet

22 Nëntor, 2026

SHFK “Dituria” në Likovë zë vendin e parë në garën komunale “Të sigurt në trafik”

22 Nëntor, 2026

Kasami pas takimit me Ramën: Jemi të përkushtuar për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

22 Nëntor, 2026

Thaçi rikthen në vëmendje vitin 2007: 22 Nëntori u bë festë zyrtare gjatë qeverisjes së PDSH-së

22 Nëntor, 2026

Albrim Hoxha: Ditên e Alfabetit e nisim me një hap konkret drejt lehtësimit të qarkullimit në kufirin e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026

Gashi: Respektimi i gjuhës dhe identitetit, themel i së ardhmes së përbashkët

22 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Thellimi i bashkëpunimit dhe perspektiva evropiane në fokus të bisedës

22 Nëntor, 2026

Pajaziti: Mos ta lëmë të mbetet vetëm kujtim! Muzeu i Alfabetit në Manastir të bëhet pasuri e UNESCO-s – krenari botërore!

22 Nëntor, 2026

Pritja e Ramës në Ohër, Durmishi: Forcojmë bashkëpunimin, ndërtojmë të ardhmen e përbashkët!

22 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 22 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI kërkon përgjegjësi edhe nga DAP për zjarrin në Koçan

Suad AvdiuBy Suad Avdiu23 Mars, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Faji të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik, thonë nga BDI.
Sipas tyre, ndërsa dalin në pah fakte të reja lidhur me tragjedinë në Koçan, dyshimet mbi profesionalizmin dhe besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për hetimin dhe procesin e përcaktimit të përgjegjësisë po bëhen gjithnjë e më të theksuara.
“Përgjegjësia duhet të ekzistojë dhe të përcaktohet qartë aty ku është.
Megjithëse MPB ka ngritur kallëzime penale dhe Prokuroria Publike formalisht ka nisur hetime, drejtimi dhe shtrirja e tyre shkaktojnë shqetësime serioze për shkak të shmangies së dukshme të disa pistave kyçe të rastit, të cilat duket se janë lënë qëllimisht jashtë ose kufizuar me vetëdije.
Në këtë kontekst, është e domosdoshme të ngrihet çështja e rolit dhe përgjegjësisë së Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në gjithë këtë situatë.
Sipas informacioneve të publikuara nga hetimet e mediave, kabareja “Puls” ishte zyrtarisht e mbyllur dhe e vulosur nga DAP në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, për shkak të shkeljeve të konstatuara lidhur me moslëshimin e faturave fiskale.
Megjithatë, pavarësisht faktit që kompania që menaxhonte diskotekën, “MMM Kafe DOOEL Koçan”, kishte llogarinë e bllokuar që nga korriku i vitit 2024, ajo sërish rifilloi punën shumë shpejt, pa asnjë pengesë institucionale ose sanksion ligjor.
Moslejimi i rifillimit të aktivitetit dhe moszbatimi i ndalimit të punës do të thoshte që kabareja nuk do të ishte aktive për një periudhë të gjatë, dhe për rrjedhojë as natën fatale.
Ky fakt hap çështje serioze, veçanërisht ligjore dhe politike, lidhur me mënyrën se si ishte e mundur rihapja e diskotekës në këto rrethana dhe kush kishte ndikim mbi këtë vendim.
Opinioni publik me të drejtë kërkon përgjigje për dyshimet se rihapja ka qenë rezultat i presionit politik nga një anëtar i qeverisë aktuale.
Nëse këto dyshime rezultojnë të bazuara, atëherë kjo përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit dhe demonstron ndërhyrjen politike në pavarësinë e institucioneve.
Prandaj, shtrohet pyetja nëse ky presion politik është arsyeja pse Prokuroria dhe Policia po e injorojnë qëllimisht këtë linjë hetimi dhe po e mbrojnë atë me çdo kusht?
Këto pretendime ngrenë dyshime për një keqpërdorim të mundshëm të pozitës zyrtare dhe ndikim politik mbi proceset institucionale, duke çuar në një përgjegjësi të mundshme penale për të gjithë palët e përfshira.
Faji duhet kërkuar aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik”, thuhet në kumtesën e partisë.

Lexuar: 24

Lajme te ngjashme

Mickoski: Korridori 8 drejt përfundimit në vitin 2029, Kërçovë–Ohër lëshohet vitin e ardhshëm

Shasivari: Gjuha Shqipe është dinjitet, identitet dhe e drejtë që duhet të respektohet

SHFK “Dituria” në Likovë zë vendin e parë në garën komunale “Të sigurt në trafik”

Kasami pas takimit me Ramën: Jemi të përkushtuar për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Thaçi rikthen në vëmendje vitin 2007: 22 Nëntori u bë festë zyrtare gjatë qeverisjes së PDSH-së

Albrim Hoxha: Ditên e Alfabetit e nisim me një hap konkret drejt lehtësimit të qarkullimit në kufirin e Qafë Thanës

Lajmet e fundit

Mickoski: Korridori 8 drejt përfundimit në vitin 2029, Kërçovë–Ohër lëshohet vitin e ardhshëm

22 Nëntor, 2026

Shasivari: Gjuha Shqipe është dinjitet, identitet dhe e drejtë që duhet të respektohet

22 Nëntor, 2026

SHFK “Dituria” në Likovë zë vendin e parë në garën komunale “Të sigurt në trafik”

22 Nëntor, 2026

Kasami pas takimit me Ramën: Jemi të përkushtuar për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

22 Nëntor, 2026

Thaçi rikthen në vëmendje vitin 2007: 22 Nëntori u bë festë zyrtare gjatë qeverisjes së PDSH-së

22 Nëntor, 2026

Albrim Hoxha: Ditên e Alfabetit e nisim me një hap konkret drejt lehtësimit të qarkullimit në kufirin e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026

Gashi: Respektimi i gjuhës dhe identitetit, themel i së ardhmes së përbashkët

22 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.