Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

MBPZhR mohon se u shpenzuan 66 mijë euro vetëm për heqjen e mobileve te ish-objekti i AAK-së

TV NewsBy TV News20 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ka reaguar lidhur me artikullin publikuar në media me titullin “Shteti pagoi 66 mijë euro për t’i hequr mobiliet nga ndërtesa ku e kishte selinë AAK-ja”, duke e quajtur si të pavërtetë dhe të shtrembëruar.

Po ashtu, sipas kësaj ministrie lajmi nuk ka pasqyruar gjendjen e plotë faktike dhe ka përhapur informacione të rreme.

Në reagimin e saj, Ministria kërkon që mediumi të distancohet nga ky lajm dhe të publikojë një korrigjim, duke theksuar se video-materialet e publikuara janë marrë nga hapësira të cilat nuk kanë qenë pjesë e kontratës për renovim.

MBPZhR sqaron më tej se, lidhur me projektin e renovimit të objektit të saj në Ulpianë, janë realizuar një sërë procedurash dhe veprime për përmirësimin e kushteve të objektit të përdorur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

Sipas Ministrisë, procedurat e prokurimit janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin dhe janë angazhuar kompani profesionale për përgatitjen e projektit ekzekutiv dhe realizimin e punimeve.

Reagimi i plotë:

Prishtinë, 20 mars 2025 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural demanton artikullin e publikuar nga mediumi Koha Vizion me titullin “Shteti pagoi 66 mijë euro për t’i hequr mobiliet nga ndërtesa ku e kishte selinë AAK-ja, i transmetuar më 19 mars 2025, si dhe të publikuar në portalin zyrtar të koha.net. Lajmi/storja e paraqitur nga gazetarja Sanie Jusufi nuk ka pasqyruar gjendjen e plotë faktike dhe ka shtrembëruar faktet reale, duke e bërë këtë lajm, lajm të rremë! 

Kërkojmë nga redaksia të distancohet nga ky lajm i pavërtetë, i cili manipulon me fakte dhe keqinformon opinionin publik. Videot e realizuara, jane pamje te marra nga hapesirat te cilat nuk kane qene pjese e kontrates per renovim. 

Në vijim, paraqesim në mënyrë kronologjike faktet lidhur me projektin “Renovimi i objektit të MBPZhR-së në Ulpianë për pjesën që aktualisht është në shfrytëzim nga MBPZhR”: 

– Me Vendimin e datës 08.07.2024, për dorëzimin–pranimin e çelësave të objektit të MBPZhR-së, komisioni në përbërje të dy anëtarëve nga MBPZhR-ja dhe një përfaqësues nga AAK-ja, realizoi pranim-dorëzimin e çelësave të objektit të MBPZhR-së, i cili deri në këtë datë ishte në shfrytëzim nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bazuar në një kontratë. 

– Me qëllim të akomodimit të zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në këtë objekt, që është pronë e MBPZhR-së, dhe për të shmangur shpenzime të panevojshme për qira, është iniciuar procedura e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë që do të rinovonte objektin. Kjo, për të krijuar kushte të përshtatshme pune, pasi objekti është dorëzuar në gjendje të mjerueshme. (Bashkëngjitur gjeni faktet përmes fotografive). 

– Para se të hapej procedura tenderuese për renovimin e objektit, MBPZhR angazhoi Operatorin Ekonomik “Primo Studio”, i cili ishte i detyruar të hartonte projektin ekzekutiv sipas Nenit 28, paragrafit 10 të LPP-së, skicat projektuese, si dhe paramasën dhe parallogarinë me çmime bazuar në analizën dhe hulumtimin e tregut për renovimet e nevojshme. Dokumentet u dorëzuan në dy kopje fizike dhe elektronike. 

– Pas sugjerimeve profesionale, u iniciua projekti “Renovimi i objektit të MBPZhR-së në Ulpianë”. Në kuadër të këtij projekti janë realizuar edhe punimet, ndërsa përmes fotografive/dëshmive mund të shihet se fillimisht është bërë pastrimi dhe kthimi i objektit në pikën zero para nisjes së renovimit, i cili përfshiu: 

  – Kulmin, duke përfshirë izolimin e plotë; 

  – Dyert dhe dritaret; 

  – Nyjet sanitare dhe banjot; 

  – Dyshemetë; 

  – Rrjetin energjetik; 

  – Ngrohjen qendrore dhe rrjetin e internetit, etj. 

– Ndërkaq, nevoja për një aneks-kontratë lindi për shkak të tre pozicioneve të domosdoshme, siç vijon: 

  1. Gjatë mbulimit të kulmit me llamarinë, projektuesi kishte gabuar në matjen e gjatësisë, duke llogaritur rreth 50 metra më pak. 

  2. Pas rrënimit të tavaneve të zyrave, muret ndarëse dhe korridoret nuk ishin stabile, pasi u vërejtën lëvizje dhe plasaritje. Për këtë arsye, u bë e nevojshme përforcimi i mureve me kënde çelikunpër t’i stabilizuar. 

  3. Zyrat dhe korridoret fillimisht ishin planifikuar të rrafshoheshin dhe të gëlqeroheshin, por për shkak të plasaritjeve, u bë e nevojshme vendosja e një shtrese rrjete dhe gëlqerimi me mallter. 

Duke pasur parasysh sa më sipër, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kërkon që mediumi juaj të largojë artikullin/storjen e publikuar më 19 mars 2025, si dhe të publikojë këtë reagim në të gjitha kanalet zyrtare ku është shpërndarë lajmi. 

Për më tepër, kërkojmë që të publikohen edhe faktet dhe dëshmitë e bashkëngjitura me këtë reagim. 

Për njoftimin tuaj, ne si institucion do të paraqesim ankesë në organin më të lartë për mediat e shkruara, Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Materialet per gjendjen para dhe pas i gjeni të bashkëngjitura në vegëz!

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Lajmet e fundit

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.