Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

15 Nëntor, 2026

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

15 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet VLEN-it: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj

15 Nëntor, 2026

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

15 Nëntor, 2026

A po i vjen radha Ali Soravisë? Shasivari hap kutinë e Pandorës së Alta Bankës

15 Nëntor, 2026

Ademi: Dokumentet dëshmojnë se Alta Banka u miratua në kohën e qeverisë Mickoski – kërkon përgjegjësi nga VLEN-i

15 Nëntor, 2026

Spitali Klinik i Tetovës shpreh ngushëllime për ndarjen tragjike nga jeta të Dr. Maltina Feratit

15 Nëntor, 2026

Menduh Thaçi i bën thirrje VLEN-it të largohet nga Qeveria

15 Nëntor, 2026

Arrestohet 19 vjeçari nga Maqedonia, e goditi me disa plumba “Alibegun” në Beograd

15 Nëntor, 2026

Sa orë duhet të flemë për të mos përshpejtuar plakjen?!

15 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 15 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI i përgjigjet VLEN-it: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tani që janë kapur në flagrancë me nënshkrimet e tyre në dokumentet për shitjen e Stopanska Bankës te Alta Banka e Beogradit, funksionarët e VMRO-së nga VLEN-i po përpiqen ta zhvendosin vëmendjen me akuza dhe spinime banale.

Përmendin shitjen, në vitin 2023, të disa aksioneve të Stopanska Bankës – Manastir, sikur atëherë dikush mund ta dinte se në vitin 2025, qeveria e VMRO-së dhe VLEN-it do të nënshkruante vendimin për shitjen e bankës te Alta Banka e Beogradit. Mos e fyeni inteligjencën e qytetarëve duke menduar se manipulime të tilla do t’ju kalojnë!

As një pyetje të thjeshtë të gazetarit nuk arritën t’i përgjigjen: Nëse BDI-ja e solli Alta Bankën, si hyri ajo në Maqedoninë e Veriut gjatë qeverisjes suaj? Si e lejuan hyrjen institucionet që drejtoni ju?Në vend të përgjigjes, thanë se do të përgjigjen me shkrim. Kur vjen puna për të dhënë llogari, fjalët u mbarojnë.

Funksionarët e VMRO-së nga VLEN-i po bëjnë tamam si në atë fjalën popullore: “Hajduti bërtet, kapeni hajdutin!”

” “

Vetë ia hapën derën Alta Bankës, vetë i nënshkruan dhe i vulosën vendimet, e tani dalin e akuzojnë të tjerët. Pasi e kryen punën, duan t’i lajnë duart. Por nuk lahet fytyra me ujë të pistë!

Ne i paralajmëruam para se Alta Banka të hynte në Maqedoninë e Veriut. Ua thamë publikisht se kjo bankë ka lidhje të dyshimta me të ashtuquajturën “Bota Serbe”. Ata nuk deshën të dëgjojnë. Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe funksionarët e saj nga VLEN-i vrapuan t’ia hapnin dyert bankës së Vuçiqit.

Tani që po dalin në shesh dyshimet për prapavijën e kësaj pune, bëhen sikur kanë rënë nga hëna. Nuk dinë gjë, nuk kanë parë gjë, nuk kanë dëgjuar gjë. Vetëm se kanë harruar një gjë: nënshkrimet e tyre janë në dokumente!

E kemi thënë ne, e ka ngritur si shqetësim edhe Parlamenti Evropian: ndikimi i “Botës Serbe” është rrezik për rajonin. Ndërsa kjo qeveri, me Stoilkovicin në mesin e saj dhe me afërsinë politike me Dodikun, po i hap rrugë pikërisht këtij ndikimi.

Funksionarët e VMRO-së nga VLEN-i mund të bërtasin sa të duan, por dielli nuk mbulohet me shoshë. Nuk mund të jesh në qeveri kur ndahet kulaçi dhe të bëhesh opozitë kur vjen puna për të dhënë llogari.

Ju paralajmëruam. Ju e dinit. Ju i morët vendimet. Ju i vutë firmat. Tani mos kërkoni fajtorin në derë të huaj!

Alta Bankën nuk e solli era. Ia hapët derën ju!

Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!

Lexuar: 46

Lajme te ngjashme

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

A po i vjen radha Ali Soravisë? Shasivari hap kutinë e Pandorës së Alta Bankës

Ademi: Dokumentet dëshmojnë se Alta Banka u miratua në kohën e qeverisë Mickoski – kërkon përgjegjësi nga VLEN-i

Spitali Klinik i Tetovës shpreh ngushëllime për ndarjen tragjike nga jeta të Dr. Maltina Feratit

Menduh Thaçi i bën thirrje VLEN-it të largohet nga Qeveria

Arrestohet 19 vjeçari nga Maqedonia, e goditi me disa plumba “Alibegun” në Beograd

Lajmet e fundit

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

15 Nëntor, 2026

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

15 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet VLEN-it: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj

15 Nëntor, 2026

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

15 Nëntor, 2026

A po i vjen radha Ali Soravisë? Shasivari hap kutinë e Pandorës së Alta Bankës

15 Nëntor, 2026

Ademi: Dokumentet dëshmojnë se Alta Banka u miratua në kohën e qeverisë Mickoski – kërkon përgjegjësi nga VLEN-i

15 Nëntor, 2026

Spitali Klinik i Tetovës shpreh ngushëllime për ndarjen tragjike nga jeta të Dr. Maltina Feratit

15 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.