Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Imerlije Saliu: Marrëveshja me Shqipërinë lehtëson kalimin kufitar, VLEN dëshmon orientimin strategjik me vepra konkrete

13 Nëntor, 2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13 Nëntor, 2026

Ndarja e papritur e Miranda Hashanit dhe Mentor Miftarit, mesazhi emocionues i tij: “Të kam dashtë me shpirt e zemër”

13 Nëntor, 2026

Tragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburanti

13 Nëntor, 2026

Blerim Abazi publikon shifrat e punësimeve në shëndetësi në Kumanovë: 105 maqedonas dhe 61 shqiptarë

13 Nëntor, 2026

Kosovë: Shqipja është “si gjuhë amtare” apo gjuhë amtare?

13 Nëntor, 2026

Kampionët ballkanikë të karatesë, Nedim Shaqiri dhe Rexhep Rushiti, priten nga zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini

13 Nëntor, 2026

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

13 Nëntor, 2026

Flakë dhe shpërthime në Rusi! Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Volgograd

13 Nëntor, 2026

Mickovski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do jepet vetëm në maqedonisht

13 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 13 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

INA: Ministër Shasivari, debati për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe po shoqërohet me reagime politike. Cili është komenti juaj?

Jeton Shasivari: Do ta filloj përgjigjen me një porosi të drejtpërdrejtë: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen!”.

INA: Çfarë fshihni pas kësaj deklarate?

Jeton Shasivari: Nuk është çështje fjalësh, por çështje kontrasti dhe përgjegjësie. Epo, nuk mundesh edhe milionat e Soravisë, edhe gjuhën shqipe! Ose, ndoshta mundesh për një kohë, por pastaj nuk mundesh më, sepse përfundon në opozitë!

” “

Për më shumë se dy dekada, publikut i është shitur patriotizëm, ndërsa sot kemi të drejtë të shtrojmë pyetje për pasurinë, bizneset dhe lidhjet financiare të rrethit familjar të Ali Ahmetit. Në të njëjtën kohë, kur bëhet fjalë për një të drejtë konkrete të qytetarëve dhe studentëve shqiptarë, shfaqen kundërshtime politike.

INA: Përmenden edhe tetë ministra shqiptarë të drejtësisë që kanë drejtuar dikur këtë institucion duke filluar nga viti 2001. A e konsideroni këtë fakt të rëndësishëm?

Jeton Shasivari: Gjithsesi se po, sepse historia duhet të na shërbejë për të kuptuar përgjegjësinë. Që nga viti 2001, në krye të Ministrisë së Drejtësisë kanë qenë tetë ministra shqiptarë. Tetë ministra për më shumë se dy dekada. Dhe pyetja është shumë e thjeshtë: ku ishin të gjithë këta ministra gjatë këtyre viteve?

Ku ishin kur gjenerata të tëra studentësh përballeshin me këtë pengesë? Pse nuk e zgjidhën kur i kishin në dispozicion pushtetin, institucionet dhe të gjitha mundësitë politike?

Pse u desh të kalonin 25 vjet që kjo çështje të trajtohej seriozisht dhe të futej në agjendën e reformave konkrete?

Qeveria aktuale është e njëzeta që nga pavarësia e Maqedonisë në vitin 1991 dhe e para që e ka vendosur këtë çështje në rrugën e një zgjidhjeje konkrete, me përcaktim të qartë për respektimin dhe avancimin e të drejtave gjuhësore.
Për 25 vjet nuk e zgjidhën problemin. Sot e sulmojnë zgjidhjen!
Ky është dallimi mes demagogjisë dhe përgjegjësisë. Mes atyre që prodhojnë zhurmë politike dhe atyre që marrin përgjegjësi për të ndryshuar gjërat.

INA: A mendoni se kundërshtimet e sotme janë përmbajtësore apo politike?

Jeton Shasivari: Kur një çështje mbetet e pazgjidhur për 25 vjet dhe pikërisht në momentin kur propozohet një zgjidhje konkrete fillojnë sulmet politike, atëherë qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime.
Nuk kam ardhur në krye të Ministrisë së Drejtësisë për t’i administruar problemet e trashëguara mbi 20 vjeçare, por për t’i zgjidhur ato.

Nuk po propozojmë privilegje, nuk po ulim standardet profesionale dhe nuk po krijojmë provime paralele. Po punojmë për një model që garanton standard të njëjtë profesional dhe mundësi të barabarta për kandidatët.

INA: A jeni takuar me studentë të drejtësisë gjatë kësaj periudhe. Çfarë ju kanë përcjellë ata?

Jeton Shasivari: Jam takuar me qindra e qindra studentë të drejtësisë. U kam shpjeguar dhe demonstruar praktikisht modelin e reformës ligjore. Fundja, si profesor universitar i drejtësisë me përvojë 25 vjeçare çdo gjenerate studentësh e kam animuar për këtë pengesë gjuhësore.

Ajo që dua të theksoj është se këta të rinj nuk kërkojnë privilegje, favore apo t’u falet ndonjë provim. Nuk kërkojnë standarde më të ulëta. Kërkojnë vetëm të drejtën për ta dëshmuar dijen e tyre në gjuhën që u takon.
Kam takuar edhe studentë të shkëlqyeshëm që zgjohen herët në mëngjes dhe shkojnë në punë. Disa punojnë në call-centra, të tjerë në markete e disa në ndërtimtari. Punojnë për të paguar studimet, për të ndihmuar familjet dhe për të ndërtuar të ardhmen me djersën e tyre.
Pas një dite të lodhshme pune, kthehen te librat, studiojnë ligjet, përgatiten për provime dhe luftojnë për një mundësi të barabartë.

Këta janë studentët për të cilët duhet të flasim. Këta janë të rinjtë që duhet të shihen dhe të dëgjohen në shoqërinë tonë. Shteti duhet t’u krijojë mundësi, jo t’u trashëgojë pengesa.

Pikërisht këtu qëndron kontrasti që qytetarët kanë të drejtë ta shtrojnë.
Nga njëra anë, kemi studentë që numërojnë çdo qindarkë për të blerë bukë e libra, që punojnë në call-centra, markete dhe ndërtimtari për të financuar studimet e tyre.
Nga ana tjetër, kemi pikëpyetje publike për milionat e Soravisë, për kredinë prej pesë milionë eurosh të raportuar nga Beogradi për një kompani të lidhur me rrethin familjar të Ali Ahmetit dhe për veturat luksoze prej 200 mijë eurosh të nipave të tij.
Mendoj se këto kontraste nuk mund të injorohen. Studentët që punojnë me ndershmëri për një të ardhme më të mirë meritojnë vëmendjen dhe mbështetjen e institucioneve.

INA: Cili është mesazhi juaj për fund?

Jeton Shasivari: Mesazhi im është shumë i qartë.

Nuk mund të flasësh për patriotizëm vetëm kur të leverdis politikisht. Nuk mund të përdorësh gjuhën shqipe si parullë, ndërsa për mbi dy dekada të mos bësh asgjë për ta avancuar një të drejtë konkrete.
Dhe prandaj po e përsëris:

NUK MUND T’I KESH EDHE MILIONAT E SORAVISË, EDHE SHQIPEN!

Ose, ndoshta ti mundesh për një kohë, por pastaj s’mundesh sepse përfundon në opozitë.
Shqipja nuk është pronë e askujt. Drejtësia nuk është privilegj politik. Dhe të drejtat e shqiptarëve nuk mund të jenë peng i interesave të askujt!

Lexuar: 7

Lajme te ngjashme

Imerlije Saliu: Marrëveshja me Shqipërinë lehtëson kalimin kufitar, VLEN dëshmon orientimin strategjik me vepra konkrete

Tragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburanti

Blerim Abazi publikon shifrat e punësimeve në shëndetësi në Kumanovë: 105 maqedonas dhe 61 shqiptarë

Kampionët ballkanikë të karatesë, Nedim Shaqiri dhe Rexhep Rushiti, priten nga zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

Mickovski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do jepet vetëm në maqedonisht

Lajmet e fundit

Imerlije Saliu: Marrëveshja me Shqipërinë lehtëson kalimin kufitar, VLEN dëshmon orientimin strategjik me vepra konkrete

13 Nëntor, 2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13 Nëntor, 2026

Ndarja e papritur e Miranda Hashanit dhe Mentor Miftarit, mesazhi emocionues i tij: “Të kam dashtë me shpirt e zemër”

13 Nëntor, 2026

Tragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburanti

13 Nëntor, 2026

Blerim Abazi publikon shifrat e punësimeve në shëndetësi në Kumanovë: 105 maqedonas dhe 61 shqiptarë

13 Nëntor, 2026

Kosovë: Shqipja është “si gjuhë amtare” apo gjuhë amtare?

13 Nëntor, 2026

Kampionët ballkanikë të karatesë, Nedim Shaqiri dhe Rexhep Rushiti, priten nga zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini

13 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.