Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Hakerët hynë në sistemet e ftohjes së magazinave të gjakut në Francë dhe u përpoqën të shkatërrojnë rezervat e plazmës

5 Nëntor, 2026

Alarm nga Brukseli: Paditë ndaj gazetarëve rriten mbi dyfish, liria e medias nën presion në Maqedoni!

5 Nëntor, 2026

Goditje krimit dhe korrupsionit! Gjashtë institucione bashkojnë forcat, BE-ja financon sistemin e ri të kontrollit

5 Nëntor, 2026

Alarm nga fruthi në Maqedoni! Pesë raste të konfirmuara – ja simptomat e para dhe komplikimet e rrezikshme!

5 Nëntor, 2026

Provimi i jurisprudencës në shqip trondit edhe Brukselin! BE-ja evidenton kontestin për të drejtat gjuhësore në Maqedoni

5 Nëntor, 2026

Mickoski: Raporti i sivjetshëm i Komisionit Evropian është më i mirë se i vitit të kaluar, ka përparim të ndjeshëm në reforma

5 Nëntor, 2026

Përplasje brenda Qeverisë?! Mexhiti pranon mospajtimet me Mickoskin, por përjashton fokusin te zgjedhjet!

5 Nëntor, 2026

Përplasje deklaratash për “Alta Bankën”! Ministrja e Financave përgënjeshtron guvernatorin Slaveski: “Nuk më ka konsultuar askush!”

5 Nëntor, 2026

Familja e Astrit Deharit e akuzon Prokurorinë për manipulim të rastit

5 Nëntor, 2026

Tragjedi makabre në Serbi! Nëna dyshohet se vrau foshnjën njëvjeçare, tentoi t’ia hidhte fajin vajzës 11-vjeçare!

5 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 5 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

AVMU hedh poshtë akuzat e LSDM-së: Nuk kishte censurë, vetëm zbatim të Kodit Zgjedhor

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Nëntor, 2026Updated:2 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AVMU) ka reaguar ashpër ndaj akuzave të LSDM-së se ka tentuar të ndalojë transmetimin në media të konferencës për shtyp të liderit të partisë, Venko Filipçe, gjatë heshtjes zgjedhore në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës informon Tetovasot.

Në reagimin zyrtar, AVMU thekson se pretendimet për censurë janë të pabazuara dhe se bëhet fjalë vetëm për përmbushjen e detyrimeve ligjore të institucionit.

“Akuzat se Agjencia ka tentuar të ndalojë transmetimin e konferencës për shtyp janë të pabazuara dhe paraqesin përpjekje që zbatimi i ligjit të paraqitet si censurë, edhe pse bëhet fjalë vetëm për rikujtim të detyrimeve ligjore”, thuhet në reagimin e AVMU-së.

Sipas Agjencisë, Kodi Zgjedhor ndalon transmetimin e deklaratave të përfaqësuesve të partive politike gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore dhe ky rregull vlen njësoj për të gjitha subjektet politike.

AVMU sqaron se dokumenti që Venko Filipçe e quajti “një letër” ishte në fakt një njoftim zyrtar, i dërguar me postë elektronike mediave kombëtare dhe atyre që mbulojnë territorin e Komunës së Bërvenicës.

“Ky dokument nuk përbën ndalim, censurë apo kufizim të së drejtës për informim. Ai është një rikujtim për respektimin e rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe përfaqëson praktikë të rregullt institucionale”, thekson Agjencia.

Në reagim bëhet e ditur se njoftime të ngjashme janë dërguar edhe para raundit të parë të zgjedhjeve më 15 tetor, si dhe para raundit të dytë më 29 tetor, duke shtuar se të dy dokumentet janë publikuar edhe në faqen zyrtare të AVMU-së.

Agjencia vlerëson gjithashtu se ishte e papërgjegjshme që një parti politike të organizonte konferencë për shtyp gjatë heshtjes zgjedhore.

“Me një veprim të tillë, mediat vendosen në pozitë të vështirë dhe përballen me dilemën nëse do ta shkelin ose jo Kodin Zgjedhor. Asnjë parti politike nuk duhet të presë që interesat e saj politike të jenë mbi ligjin”, thuhet në reagim.

Në fund, AVMU rithekson se mbetet e përkushtuar ndaj lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, por thekson se këto nuk mund të përdoren si arsyetim për mosrespektimin e ligjit.

“Agjencia do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe në përputhje me kompetencat e saj ligjore, pa selektivitet dhe pa iu nënshtruar presioneve politike”, përfundon reagimi i AVMU-së.TS

Lexuar: 57

Lajme te ngjashme

Alarm nga Brukseli: Paditë ndaj gazetarëve rriten mbi dyfish, liria e medias nën presion në Maqedoni!

Goditje krimit dhe korrupsionit! Gjashtë institucione bashkojnë forcat, BE-ja financon sistemin e ri të kontrollit

Alarm nga fruthi në Maqedoni! Pesë raste të konfirmuara – ja simptomat e para dhe komplikimet e rrezikshme!

Provimi i jurisprudencës në shqip trondit edhe Brukselin! BE-ja evidenton kontestin për të drejtat gjuhësore në Maqedoni

Mickoski: Raporti i sivjetshëm i Komisionit Evropian është më i mirë se i vitit të kaluar, ka përparim të ndjeshëm në reforma

Përplasje brenda Qeverisë?! Mexhiti pranon mospajtimet me Mickoskin, por përjashton fokusin te zgjedhjet!

Lajmet e fundit

Hakerët hynë në sistemet e ftohjes së magazinave të gjakut në Francë dhe u përpoqën të shkatërrojnë rezervat e plazmës

5 Nëntor, 2026

Alarm nga Brukseli: Paditë ndaj gazetarëve rriten mbi dyfish, liria e medias nën presion në Maqedoni!

5 Nëntor, 2026

Goditje krimit dhe korrupsionit! Gjashtë institucione bashkojnë forcat, BE-ja financon sistemin e ri të kontrollit

5 Nëntor, 2026

Alarm nga fruthi në Maqedoni! Pesë raste të konfirmuara – ja simptomat e para dhe komplikimet e rrezikshme!

5 Nëntor, 2026

Provimi i jurisprudencës në shqip trondit edhe Brukselin! BE-ja evidenton kontestin për të drejtat gjuhësore në Maqedoni

5 Nëntor, 2026

Mickoski: Raporti i sivjetshëm i Komisionit Evropian është më i mirë se i vitit të kaluar, ka përparim të ndjeshëm në reforma

5 Nëntor, 2026

Përplasje brenda Qeverisë?! Mexhiti pranon mospajtimet me Mickoskin, por përjashton fokusin te zgjedhjet!

5 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.