Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rritet kostoja e kredive në Maqedoninë e Veriut

1 Nëntor, 2026

Durmishi: Prodhimi vendor po shënon rritje, industria përpunuese me rritje prej 4,2 për qind

1 Nëntor, 2026

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit

1 Nëntor, 2026

Pas fitores historike në Serbi, Srdanoviq jep detaje për raportet me Kosovën

1 Nëntor, 2026

Mbi 7 mijë persona kanë imigruar në RMV gjatë vitit 2025

1 Nëntor, 2026

Safije Sadiki Shaini merr pjesë në Turneun Memorial të Shahut “Astrit Dehari” në Gjilan

1 Nëntor, 2026

Tenderët e komunës së Kumanovës: 57 % i mori një kompani

1 Nëntor, 2026

Mickoski nga Gjermania: Diaspora partner i rëndësishëm në zhvillimin e vendit

1 Nëntor, 2026

Faruk Nevzati: Të gjithë deputetët e VMRO-së në Bërvenicë, deputetët e AKI-së askund?!

1 Nëntor, 2026

Rama emeron nje shqiptare nga Magedonia e Veriut si keshilltare për mediat

1 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 1 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Tenderët e komunës së Kumanovës: 57 % i mori një kompani

Suad AvdiuBy Suad Avdiu1 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sipas një analize të realizuar nga portali RACIN.mk bazuar në të dhënat e Sistemit Elektronik të Prokurimeve Publike (ESJN), Komuna e Kumanovës gjatë vitit 2025 ka nënshkruar 97 kontrata për prokurime publike me një vlerë totale prej 13.3 milionë eurosh (818.2 milionë denarë).

Kjo përbën një kërcim marramendës prej 126.4% në krahasim me vitin 2024, kur u nënshkruan 81 kontrata në vlerë prej 5.9 milionë eurosh.

Përveç rritjes dramatike të shpenzimeve, të dhënat nxjerrin në dritë një përqendrim të lartë të parave publike te një numër shumë i kufizuar kompanish, si dhe mungesë të theksuar të konkurrencës.

Pjesa më e madhe e buxhetit është përqendruar te vetëm një kompani. Kompania “KOOP Inzhenering DOO Kumanovo” gjatë 2025 ka fituar 17 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 7.6 milionë eurosh (466.7 milionë denarë). Kjo do të thotë se vetëm kjo kompani ka marrë 57% të vlerës totale të të gjithë tenderëve të komunës për vitin 2025.

Për krahasim, në vitin 2024 e njëjta kompani kishte 10 kontrata me vlerë prej 100.8 milionë denarësh — duke shënuar një rritje prej më shumë se katër herë e gjysmë brenda një viti.

Pushteti i pesë kompanive

Përqendrimi nuk ndalet këtu. Tri kompanitë e para me vlerën më të madhe të kontratave mbulojnë 71.7%, ndërsa pesë kompanitë e para marrin pothuajse 80% të të gjithë buxhetit të prokurimeve publike të komunës.

Në vitin 2025, nga 97 kontrata të analizuara, 35 prej tyre u nënshkruan në procedura ku pati vetëm një ofertë. Vlera e tyre arrin në 6 milionë euro (371.1 milionë denarë), që përbën 45.4% të vlerës totale të tenderëve. Edhe pse numri i kontratave me një ofertues mbeti i ngjashëm me vitin 2024 (34 kontrata), vlera e tyre financiare u double-ua për një vit (nga 2.9 në 6 milionë euro).

Projektet e mëdha infrastrukturore

Ndër tenderët më të mëdhenj me vetëm një ofertues përfshihen infrastruktura e ujesjellësit dhe kanalizimit në zonën industriale Reçicë (rreth 3.4 milionë euro, fituar nga “KOOP Inzhenering”) si dhe punimet për rrugën industriale (rreth 1.2 milionë euro, po nga e njëjta kompani).

Salla e sportit: 9 ndryshime kontrate dhe rritje çmimi: Kontrata për rikonstruksionin e sallës së sportit me kompaninë “KING TREJD KO DOO Koçani” (fillimisht me vlerë 1.14 milionë euro) u ndryshua 9 herë midis shtatorit 2024 dhe nëntorit 2025. Përmes një aneks-kontrate, vlera e saj u rrit me 134,000 euro (8.26 milionë denarë ose 11.82%). Përveç rritjes së çmimit, afatet e përfundimit u shtynë tetë herë me arsyetime nga më të ndryshmet: punime shtesë, punë të paparashikuara në teren, vërejtje nga Komiteti Olimpik, ndërrim i mbikëqyrjes teknike dhe procedura administrative.(INA)

Lexuar: 30

Lajme te ngjashme

Rritet kostoja e kredive në Maqedoninë e Veriut

Durmishi: Prodhimi vendor po shënon rritje, industria përpunuese me rritje prej 4,2 për qind

Mbi 7 mijë persona kanë imigruar në RMV gjatë vitit 2025

Safije Sadiki Shaini merr pjesë në Turneun Memorial të Shahut “Astrit Dehari” në Gjilan

Mickoski nga Gjermania: Diaspora partner i rëndësishëm në zhvillimin e vendit

Faruk Nevzati: Të gjithë deputetët e VMRO-së në Bërvenicë, deputetët e AKI-së askund?!

Lajmet e fundit

Rritet kostoja e kredive në Maqedoninë e Veriut

1 Nëntor, 2026

Durmishi: Prodhimi vendor po shënon rritje, industria përpunuese me rritje prej 4,2 për qind

1 Nëntor, 2026

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit

1 Nëntor, 2026

Pas fitores historike në Serbi, Srdanoviq jep detaje për raportet me Kosovën

1 Nëntor, 2026

Mbi 7 mijë persona kanë imigruar në RMV gjatë vitit 2025

1 Nëntor, 2026

Safije Sadiki Shaini merr pjesë në Turneun Memorial të Shahut “Astrit Dehari” në Gjilan

1 Nëntor, 2026

Tenderët e komunës së Kumanovës: 57 % i mori një kompani

1 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.