Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka ndërmarrë hapa për edukimin e të rinjve mbi detektimin e lajmeve të rreme. Sipas zëvendësdrejtorit, Muamer Bekiri, ky hap vjen si nevojë që të rinjtë të mos keqpërdoren nga informacionet që vijnë nga burime të paverifikuara.
“Përmes këtyre ngjarjeve do të përfshihen të rinjtë, veçanërisht nxënësit e shkollave të mesme, mësuesit e tyre, politikbërësit, njerëzit që u përkasin grupeve të ndryshme të margjinalizuara, si dhe personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre”, deklaroi Muamer Bekiri, zv. Drejtor i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Ambasada e BE-së në Shkup e cila mbështet këtë projekt thotë se është shumë me rëndësi që në këtë nismë të përfshihen të rinjtë nga të gjitha bashkësitë etnike.
“Dhe tani është edhe maqedonishtja në shqip që i është bashkuar, të paktën kjo do të thotë që të rinjtë në Maqedoninë e Veriut mund ta luajnë lojën në gjuhën e tyre së bashku me të rinjtë në të gjithë Evropën”, theksoi Luciano Scambiato Licciardi, Zëdhënës i BE-së në Shkup.
Aplikacioni është falas dhe çdo përdorues mund të verifikon nëse një lajm për cilin ka interes është i vërtetë, bazohet në burime zyrtare apo është informacion i rremë./Alsat.

