Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet të miratohet me shumicë prej dy të tretave.
Administrata publike tashmë dy dekada është në jofunksionalitet, e përshkruar si e fragmentuar dhe e kthyer në një mozaik feudesh institucionale, me ç’rast qytetarët shpesh përballen me bartjen e përgjegjësisë nga njëri institucion në tjetrin.
Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev vlerësoi se në të kaluarën çdo krizë politike dhe marrëveshje partiake është paguar me shtresa të reja institucionale.
„Çdo krizë politike, çdo marrëveshje partiake në të kaluarën është paguar me krijimin e agjencive të reja, drejtorive paralele dhe komisioneve të nevola që ekzistonin vetëm për veten e tyre, shpenzonin para të popullit dhe nuk i përgjigjeshin kërkujt“, tha Minçev.
Ai shtoi se nevojitet një administratë shtetërore që „nuk varet nga vullneti i individëve, por punon sipas rregullave të qarta dhe stabile“, në të cilën përgjegjësia politike është e dukshme, profesionalizmi vlerësohet, kurse mjetet publike shfrytëzohen për nevojat e qytetarëve.
Për nevojën e rregullave të reja ka folur edhe profesori universitar Bitrakov.
„Marrëdhënia në relacionin ministri – organ në përbërje edhe sot e kësaj dite ka mbetur jo mjaftueshëm e qartë. Nga ana tjetër, marrëdhënia e ministrisë me organet e pavarura dhe e të gjitha këtyre organeve me Qeverinë mund të përmirësohet“, tha Bitrakov.
Në fushatën e rregullimit, struktura dhe funksionaliteti i administratës shtetërore për herë të parë është rregulluar me ligj në vitin 2000, ndërsa dispozitat e vjetruara janë korrigjuar në vitin 2019 dhe më pas në vitin 2024.(INA)

