Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 8°C, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 23°C.
Në ditët në vijim pritet mot me diell, ndërsa nga e mërkura do të shtohen vranësirat. Të enjten dhe të premten priten reshje shiu.

