Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Varfëria godet Maqedoninë: Çdo i treti fëmijë në rrezik

17 Tetor, 2026

541 shoferë u sanksionuan për tejkalim shpejtësie në gjashtë orë

17 Tetor, 2026

Shefi i ushtrisë britanike: Politikanët së shpejti do t’u tregojnë qytetarëve se çfarë po ndodh

17 Tetor, 2026

Dimër më i butë dhe më pak borë në Ballkan, por shkurti dhe marsi mund të sjellin surpriza!

17 Tetor, 2026

Artan Grubi shfaqet për herë të parë në publik pas lirimit nga paraburgimi shtëpiak

17 Tetor, 2026

Faton Peci reagon pas deklaratave të Daut Haradinajt: Nuk ua kam frikën!

17 Tetor, 2026

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Plasnicës dhe Llojanit

17 Tetor, 2026

Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

17 Tetor, 2026

Temperaturat deri në 20°C, moti mbetet i qëndrueshëm

17 Tetor, 2026

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

17 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 17 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Marrëveshja shqiptaro-maqedone e PDSH-së

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në vitin 2009, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e drejtuar nga Menduh Thaçi, publikoi dokumentin e shumëpritur, të cilin e propozoi si bazë për një pakt të ri për barazi ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Dokumenti përmbante 12 pika, të cilat, sipas PDSH-së, përbënin bazën e një kontrate të re që do të përkufizonte të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Kryetari i atëhershëm i PDSH-së, Menduh Thaçi, deklaroi se të gjithë faktorët politikë në vend duhej ta lexonin dhe ta shqyrtonin marrëveshjen, pa paragjykime paraprake.

I pyetur për dallimet ndërmjet Marrëveshjes së Ohrit dhe projekt-dokumentit të ri të PDSH-së, Thaçi deklaroi se, në shikim të parë, dallimet dukeshin të vogla, por një analizë më e thellë mund të nxirrte në pah dallime thelbësore në aspektin e procesit, realizimit dhe garantimit të zbatimit të marrëveshjes.

Sipas Thaçit, kishin kaluar të gjitha afatet për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, zbatimi i së cilës ishte paraparë të përfundonte në vitin 2004. Ai theksoi se marrëveshja nuk parashikonte penalizime apo sanksione për ngecjen e procesit.

“Marrëveshja e Ohrit është bukur e paqartë në aspektin e krijimit të shtetit etnik, multietnik, gjysmëetnik dhe të tjerë, ndërsa kjo mendoj se i përmban parimet bazë politike të krijimit të shtetit multietnik”, kishte theksuar Thaçi.

Ai shtoi se marrëveshja e re tashmë ishte platformë politike e PDSH-së, e cila do t’i nënshtrohej një debati të gjerë. Thaçi theksoi gjithashtu se partia ishte e përcaktuar për vlerat demokratike dhe integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Marrëveshja, e hartuar nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, iu shpërnda të gjithë faktorëve politikë në vend, si dhe faktorëve politikë e institucionalë në Kosovë dhe Shqipëri, përfaqësive diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare.

12 pikat e marrëveshjes së PDSH-së

1. Zbatim i plotë dhe në afat të caktuar i pikave të marrëveshjes (kontratës). Në këtë drejtim duhet të nxirret një ligj i veçantë, ku parashikohen masa ndëshkuese për shkeljet dhe zvarritjet, si dhe për të gjitha manipulimet që ndikojnë që një e drejtë të bëhet e pashfrytëzueshme.
2. Barazia e plotë dhe përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në sistem, si në shfrytëzimin e begative të sistemit, ashtu edhe në vendimmarrje. Kjo fushë do të kontrollohet me parimin e konsensusit të plotë. Këtu bën pjesë edhe ndarja proporcionale e buxhetit. Nëse kjo ndarje nuk do të ishte e barabartë, të drejtat e ofruara do të shndërroheshin në oferta të parealizueshme.
3. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe pa segregime fyese.
4. Përfaqësimi i drejtë i kontrolluar.
5. Njëri nga tri postet kryesore të shtetit t’i takojë përfaqësuesit shqiptar: presidenti, kryeministri ose kryetari i Parlamentit.
6. Ligj i ri për funksionimin konsensual të Qeverisë.
7. Decentralizim i njëmendtë, në vend të dekoncentrimit që krijon iluzionin se mjetet buxhetore janë decentralizuar.
8. Ndarje e re territoriale, që merr parasysh aspektin etnik, kulturor, ekonomik dhe infrastrukturor.
9. Themelimi i institucioneve në funksion të zhvillimit të vlerave kulturore shqiptare.
10. Respektimi i përpiktë i konceptit sekular të shtetit.
11. Deetnizimi i simboleve të shtetit, i himnit, i stemës dhe i simboleve të tjera shtetërore.
12. Përcaktimi strategjik dhe pa ekuivokë për integrim në NATO dhe BE.(INA)

Lexuar: 112

Lajme te ngjashme

Varfëria godet Maqedoninë: Çdo i treti fëmijë në rrezik

541 shoferë u sanksionuan për tejkalim shpejtësie në gjashtë orë

Artan Grubi shfaqet për herë të parë në publik pas lirimit nga paraburgimi shtëpiak

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Plasnicës dhe Llojanit

Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

Temperaturat deri në 20°C, moti mbetet i qëndrueshëm

Lajmet e fundit

Varfëria godet Maqedoninë: Çdo i treti fëmijë në rrezik

17 Tetor, 2026

541 shoferë u sanksionuan për tejkalim shpejtësie në gjashtë orë

17 Tetor, 2026

Shefi i ushtrisë britanike: Politikanët së shpejti do t’u tregojnë qytetarëve se çfarë po ndodh

17 Tetor, 2026

Dimër më i butë dhe më pak borë në Ballkan, por shkurti dhe marsi mund të sjellin surpriza!

17 Tetor, 2026

Artan Grubi shfaqet për herë të parë në publik pas lirimit nga paraburgimi shtëpiak

17 Tetor, 2026

Faton Peci reagon pas deklaratave të Daut Haradinajt: Nuk ua kam frikën!

17 Tetor, 2026

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Plasnicës dhe Llojanit

17 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.