Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026

Daut Beqiri merr pjesë në manifestimin festiv për 28 Nëntorin në çerdhen “Fatosat”

26 Nëntor, 2026

Kalendari i festave për vitin 2027: Ja kur do të kemi fundjava të zgjatura

26 Nëntor, 2026

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Siljanovska-Davkova me mesazh për 11 Tetorin: Shteti është shtëpi e përbashkët, dallimet nuk duhet të na ndajnë!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu11 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 11 tetor – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova dërgoi një mesazh urimi me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, me mesazhin se kjo datë e ndritur në historinë tonë është dëshmi se liria fitohet me guxim, drejtësia kërkon këmbëngulje dhe sakrificë, dhe një shtet ndërtohet me punë, nder dhe përgjegjësi.

“Më 11 tetor të vitit 1941, kryengritësit maqedonas iu bashkuan frontit demokratik antifashist, të vendosur për të vazhduar rrugën e popullit të Ilindenit drejt fitores dhe lirisë përfundimtare, duke formuar një shtet maqedonas. Më 11 tetor të vitit 1941, bijtë dhe bijat maqedonas hynë në betejë vendimtare kundër pushtuesve fashistë, duke mbrojtur atdheun e tyre. Në një kohë kur forcat fashiste marshonin nëpër vendet evropiane, populli paqedashës maqedonas nuk ishte vëzhgues i heshtur i së keqes, por e pranoi në mënyrë patriotike detyrimin për çlirim. Ideja udhëheqëse e kryengritjes si rezistencë kombëtare ishte aspirata shekullore për një shtet të lirë maqedonas. Kryengritja u shndërrua në Luftë Çlirimtare Popullore, përmes së cilës, me gjak, vetëmohim dhe qëndrueshmëri të heronjve të njohur dhe të panjohur, u hap rruga drejt KAÇKM-së”, thotë Siljanovska-Davkova në një postim në profilin e saj në Fejsbuk.

Ajo thekson se 11 tetori nuk është vetëm një datë e rëndësishme historike. Është një kujtim i paharrueshëm dhe i pashlyeshëm dhe një betim i përjetshëm për të ruajtur dhe zhvilluar atdheun. Betimi, megjithatë, nuk do të thotë evokim kujtimesh, emrash dhe ngjarjesh, por të bësh një jetë shtetërore dhe shoqërore të denjë për sakrificën e tyre.

“Kryengritësit e Prilepit dhe Kumanovës, por edhe të gjithë të tjerët, na lanë jo vetëm një faqe të lavdishme nga e kaluara, por një trashëgimi se liria fitohet me guxim, se drejtësia kërkon këmbëngulje dhe sakrificë, se një shtet ndërtohet me punë, nder dhe përgjegjësi. Vepra e tyre heroike na detyron të jemi jo vetëm pasardhës të tyre mirënjohës, por edhe roje dhe mbrojtës të denjë të veprës së tyre të paçmuar. Sigurisht, koha e sotme imponon përparësi të tjera, por etja njerëzore për drejtësi, dinjitet dhe jetë të lirë mbetet gjithmonë si një nevojë jetike”, pohon ajo.

” “

Momenti historik bashkëkohor i trazuar, kompleks dhe konfliktual, thekson ajo, kërkon që ne të jemi të bashkuar, të pjekur dhe të mençur, si virtyte të domosdoshme në përballimin e sfidave dhe problemeve të reja me të cilat përballen jo vetëm ne, por edhe Bashkimi Evropian, Evropa dhe bota.

“Është koha ta trajtojmë shtetin si një shtëpi të përbashkët, në të cilën dallimet nuk janë arsye për përçarje, por arsye për të mësuar nga njëri-tjetri, për të kuptuar njëri-tjetrin, për të ndërtuar vetëdijen për të mirën e përbashkët. Ne duhet të ndërtojmë një shtet ligjor dhe demokratik, por edhe një shoqëri civile në të cilën ligjet do të zbatohen për të gjithë, institucionet do t’u shërbejnë të gjithëve dhe dinjiteti njerëzor i secilit do të jetë një vlerë e paprekshme. Çdo brez ka provën e vet para historisë. Prova jonë nuk është të rrëfejmë, dhe aq më pak të përsërisim, betejat e paraardhësve tanë, por të ringjallim bëmat e tyre: me dije, në vend të injorancës; me ligj, etikë dhe moral, në vend të arbitraritetit; me unitet, në vend të mosmarrëveshjes; me meritë, në vend të privilegjeve politike, partiake dhe statusore. Në fund të fundit, u detyrohemi kryengritësve dhe partizanëve respekt të merituar për luftën dhe për ne që na lanë një shtet! Ne, nga ana tjetër, kemi një detyrim politik, ekonomik dhe qytetar për të ndërtuar një shtet evropian demokratik, ligjor dhe të begatë. Gëzuar 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Popullore”!, thuhet në mesazhin e urimit nga presidentja Siljanovska-Davkova.

Lexuar: 422

Lajme te ngjashme

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

Lajmet e fundit

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.