Një 59-vjeçar nga rajoni i Kumanovës është ndaluar nga policia pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar nënën e tij.
Rasti është regjistruar më 6 tetor, rreth orës 12:20. Policia e SPB Kumanovë e ka privuar nga liria personin me inicialet Z.D., 59 vjeç, nga një fshat i Kumanovës.
Ai është dërguar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të ngrihet kallëzim përkatës ndaj tij.

