Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si Presidente e re e Kosovës, duke uruar mandat të mbarë dhe të suksesshëm. Kasami tha se pret bashkëpunim të ngushtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të cilat i cilësoi si dy shtete vëllazërore. “Presim të bashkëpunojmë ngusht, si dy shtete vëllazërore, në të mirën e qytetarëve tanë”, shkroi Kasami. Ai përgëzoi gjithashtu aktorët politikë në Kosovë për konsensusin e arritur rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kasami vlerësoi se Kosova po avancon drejt stabilitetit institucional, ndërsa për këtë përgëzoi dhe falënderoi kryeministrin Albin Kurti për, siç u shpreh, “udhëheqjen bashkuese dhe prej burrështetasi”.

