Raporton: Televizioni News
Në Likovë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit Rinor të Nëndegës Likovë, ku është zgjedhur udhëheqësia e re e këtij forumi.
Në kuvend morën pjesë Kryetari i Degës dhe kryesia, si dhe Kryetari i Këshillit Vendor të Likovës. Ky aktivitet shënon një hap të ri në organizimin dhe përfaqësimin e të rinjve të Likovës.
Me votë dhe besim, Betim Dauti u zgjodh kryetar i Forumit Rinor, ndërsa Miraxh Mamuti nënkryetar dhe Visar Shaqiri sekretar.
Nga Forumi Rinor theksojnë se angazhimi i të rinjve, pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje dhe organizimi rinor mbeten ndër prioritetet kryesore për të ardhmen e komunitetit.
Udhëheqësisë së re i është uruar sukses në përgjegjësitë e reja, ndërsa është bërë thirrje për më shumë bashkëpunim, përkushtim dhe organizim në aktivitetet e ardhshme.

