Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ibrahimi: Shqiptarët s’i ndan vetëm kufiri, por edhe fiqiri.

1 Tetor, 2026

Fon der Lajen pritet me protesta në Kosovë, disa qytetarë bllokojnë rrugën (VIDEO)

1 Tetor, 2026

Përfundon faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, falënderime për ministrin Sedat Sulejmani

1 Tetor, 2026

Von der Leyen: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Sulejmani: VLEN po rrit performancën në qeveri karshi opozitës së dobët dhe të përçarë

1 Tetor, 2026

Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman

1 Tetor, 2026

KF Besa Sllupçan vazhdon bashkëpunimin me Televizionin News

1 Tetor, 2026

“Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni

1 Tetor, 2026

Von der Leyen për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Vendimi ka të bëjë me përgjegjësi individuale, historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet

1 Tetor, 2026

Dy kategori të reja bursash për studentët me sëmundje të rralla dhe nevoja të veçanta arsimore

1 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 1 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Me prezantimin e provave vazhdon gjykimi për lëndën “Lotaria Shtetërore”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu30 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Me prezantimin e provave materiale nga ana e Prokurorisë Publike sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Lotaria Shtetërore”, në të cilin mes të akuzuarve janë  ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ish-drejtori i SHA “Lotaria Shtetërore”, Përparim Bajrami.

Në seancën e kaluar gjyqësore, Prokuroria prezantoi dokumentacion të gjerë në lidhje me krijimin e sipërmarrjes së përbashkët me një partner të huaj, vendimet e qeverisë, si dhe transaksionet financiare që lidhen me furnizimin e terminaleve të videolotarisë (VLT).

Në gjykatë u prezantua edhe Programi i punës i SHA “Lotaria Shtetërore” për vitin 2023, kontratë në vepër dhe një mendim i përgatitur nga një vlerësues i autorizuar mbi vlerën dhe rentabilitetin e investimit në terminalet e videolotarisë, si dhe informacioni i paraqitur deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë mbi nevojën për të organizuar në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit me një analizë të tregut. Prokuroria iu referua gjithashtu provave që dolën nga seanca e 158-të qeveritare e mbajtur më 6 qershor 2023 – propozim-rendit të ditës, shënimet stenografike, procesverbalet, përfundimet e qeverisë dhe vendimin për miratimin e funksionimit të Bordit drejtues të Lotarisë, si dhe mendimin e Ministrisë së Financave.

Si prova materiale u bashkëngjitën edhe urdhra në valutë, deklarata bankare nga Halk banka, karta analitike për operatorët ekonomikë “Eurogames tehnoloxhi”, “Sinot” dhe “Shepdicija MKD”, si dhe dhjetëra formularë për realizimin e faturave, llogarive dhe fletë-dërgesave për pajisjet e furnizuara.

Përveç ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të llotarisë Përparim Bajrami, të cilët ishin në arrati, por u kthyen dhe iu dorëzuan autoriteteve në vend, në këtë çështje gjyqësore të akuzuar janë edhe Bashkim Avdiu, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski dhe Aleksandar Dimitrioski. Ata akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat zyrtare dhe kanë shkaktuar dëme ndaj SHA “Lotaria Shtetërore” në vlerë prej 596.125.511 denarësh.

Të gjithë të akuzuarit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për akuzat kundër tyre më herët gjatë procedurës.

Aktakuzën për këtë rast e përfaqësojnë prokurorët publikë Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski, ndërsa procesin e drejton gjyqtarja Biljana Shuplinovska-Jovevski.

Lexuar: 236

Lajme te ngjashme

Ibrahimi: Shqiptarët s’i ndan vetëm kufiri, por edhe fiqiri.

Përfundon faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, falënderime për ministrin Sedat Sulejmani

Sulejmani: VLEN po rrit performancën në qeveri karshi opozitës së dobët dhe të përçarë

Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman

Dy kategori të reja bursash për studentët me sëmundje të rralla dhe nevoja të veçanta arsimore

Mickoski studentëve: Udhëtoni, mësoni, por kthehuni në Maqedoni

Lajmet e fundit

Ibrahimi: Shqiptarët s’i ndan vetëm kufiri, por edhe fiqiri.

1 Tetor, 2026

Fon der Lajen pritet me protesta në Kosovë, disa qytetarë bllokojnë rrugën (VIDEO)

1 Tetor, 2026

Përfundon faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, falënderime për ministrin Sedat Sulejmani

1 Tetor, 2026

Von der Leyen: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Sulejmani: VLEN po rrit performancën në qeveri karshi opozitës së dobët dhe të përçarë

1 Tetor, 2026

Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman

1 Tetor, 2026

KF Besa Sllupçan vazhdon bashkëpunimin me Televizionin News

1 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.