Një aksion i gjerë policor kundër trafikut të drogës është duke u zhvilluar në disa qytete të Maqedonisë së Veriut.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, operacioni po realizohet nga pjesëtarët e Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, nën drejtimin e një prokurori nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Aksioni është përqendruar në veprat penale që lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen e paligjshme të drogës, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa MPB paralajmëroi se pas përfundimit do të publikojë më shumë detaje për masat e ndërmarra dhe rezultatet e aksionit.

