Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Forca strategjike rezervë e KFOR-it, ushtarët britanikë mbërrijnë në Kosovë

28 Shtator, 2026

Ligji i ri për duhanin: Këto janë vendet ku do të ndalohet pirja e duhanit

28 Shtator, 2026

Të paktën 16 djem nga Maqedonia janë rekrutuar si vrasës me pagesë dhe aktivitete tjera kriminale në Serbi!

28 Shtator, 2026

Haradinaj i ashpër me deputetët: Mos luani me tragjedinë e njerëzve që janë në Hagë, duam veprime konkrete

28 Shtator, 2026

Nata e 13-të të protestës “Jo në emrin tim”, këta janë folësit

28 Shtator, 2026

Kaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikë

28 Shtator, 2026

Aksident i rëndë trafiku, humb jetën shoferi

28 Shtator, 2026

Nga Vaksinca drejt majave të futbollit: Rezon Alili, 6 vite luftë e pasion me fanellën e KF Milano Kumanovë!

28 Shtator, 2026

Ambasada amerikane: Ekstradimi i kosovarit, shembull i bashkëpunimit SHBA-Kosovë

28 Shtator, 2026

Trondit krimineli nga Kumanova: Vrisja për para!

28 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 28 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Të paktën 16 djem nga Maqedonia janë rekrutuar si vrasës me pagesë dhe aktivitete tjera kriminale në Serbi!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të paktën 16 djem të rinj nga Maqedonia deri më tani janë identifikuar si persona që kanë shkuar në Serbi dhe janë përfshirë në aktivitetet e grupeve të organizuara kriminale, zbulon hulumtimi i emisionit “KOD”. Shumica prej tyre ishin të moshës deri në 21 vjeç, ndërsa mes të rekrutuarve kishte edhe të mitur që pasi kishin shkuar në Serbi kanë mbushur 18 vjeç.

Sipas hulumtimit, të rinjtë më së shpeshti vinin nga lagjet e Shkupit: Aerodrom, Gjorçe Petrov, Karposh dhe Draçevë, transmeton portali Lideri.mk. Në listën më të gjerë, sipas “KOD”, përmenden edhe të rinj nga Novo Lisiçe.

Një pjesë e të rinjve më parë kishin pasur probleme me ligjin ose kishin qenë të lidhur me aktivitete që kishin të bënin me shitjen e drogës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme vinin nga familje jofunksionale. Si kategori veçanërisht të ndjeshme veçohen edhe të rinjtë nga familjet kujdestare dhe nga shtëpitë për strehimin e fëmijëve, si dhe persona që u joshën nga premtimet për fitim të shpejtë dhe jetë të lehtë.

Sipas inforlatave të publikuara në “KOD”, te të rinjtë arrihej përmes personave nga Maqedonia të lidhur me nëntokën kriminale. Atyre u ofrohej “punë” në Serbi dhe u premtohej fitim i madh, transmeton Lideri.mk.

” “

Pas rekrutimit vijonte transferi përmes kufirit. Në rastet kur disa nga të rinjtë kërkoheshin nga autoritetet vebdore, sipas hulumtimit, përdoreshin dokumente të falsifikuara ose kalime ilegale.

Numri më i gjerë i të rinjve maqedonas të identifikuar deri më tani, të lidhur me struktura të këtilla kriminale, sipas burimeve të “KOD”, lëviz mes 16 dhe 20 persona. Rekrutimi, sipas të njëjtave burime, është intensifikuar veçanërisht në vitin 2024.

Pasi mbërrinin në Serbi, një pjesë e të rinjve merrnin pajisje të posaçme për komunikim dhe qasje në kanale të mbyllura përmes të cilave merrnin detyra. Në emision thuhet se u premtoheshin shuma të mëdha parash, jetë e shtrenjtë nate dhe mundësi për përparim në hierarkinë kriminale.

Hulumtimi i “KOD” tregon edhe anën tjetër të rekrutimit – të rinjtë, përveçse bëheshin kryerës të aktiviteteve kriminale, në raste të caktuara bëheshin edhe viktima të grupeve në të cilat anëtarësoheshin.

Sipas informacioneve të publikuara, disave prej tyre u merreshin dokumentet personale, ndërsa largimi nga strukturat kriminale ishte jashtëzakonisht i vështirë.

“KOD” njoftoi se ky fenomen është regjistruar edhe nga shërbimet e sigurisë së Maqedonisë. Hulumtimi hap pyetjen se si të rinjtë nga Maqedonia rekrutohen për kryerjen e veprave penale në Serbi dhe më gjerë në rajon./Lideri

Lexuar: 96

Lajme te ngjashme

Ligji i ri për duhanin: Këto janë vendet ku do të ndalohet pirja e duhanit

Kaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikë

Aksident i rëndë trafiku, humb jetën shoferi

Trondit krimineli nga Kumanova: Vrisja për para!

Tetova ndër komunat më transparente në Pollog

Taravari ia kthen Mickoskit: Mos paralajmëro për “shkëndija” në Ballkan, nëse i krijon brenda vendit

Lajmet e fundit

Forca strategjike rezervë e KFOR-it, ushtarët britanikë mbërrijnë në Kosovë

28 Shtator, 2026

Ligji i ri për duhanin: Këto janë vendet ku do të ndalohet pirja e duhanit

28 Shtator, 2026

Të paktën 16 djem nga Maqedonia janë rekrutuar si vrasës me pagesë dhe aktivitete tjera kriminale në Serbi!

28 Shtator, 2026

Haradinaj i ashpër me deputetët: Mos luani me tragjedinë e njerëzve që janë në Hagë, duam veprime konkrete

28 Shtator, 2026

Nata e 13-të të protestës “Jo në emrin tim”, këta janë folësit

28 Shtator, 2026

Kaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikë

28 Shtator, 2026

Aksident i rëndë trafiku, humb jetën shoferi

28 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.