Raporton: Televizioni News
Nga fshati Vaksincë i Kumanovës, një tjetër talent i ri po shkruan historinë e saj në futboll.
Ajo është pjesë e KFF Bashkimi, ku në çdo stërvitje dhe ndeshje tregon dëshirën, energjinë dhe dashurinë për këtë sport. Me fanellën e Bashkimit, Rina po fiton përvojë, po zhvillon aftësitë e saj dhe po përfaqëson me krenari ekipin ku luan.
Pas çdo paraqitjeje qëndrojnë shumë punë, sakrificë dhe orë të tëra në fushën e futbollit.
Për një talent të ri, çdo stërvitje është një mundësi për të mësuar diçka të re dhe për t’u bërë edhe më e mirë.
Nga Vaksinca, me ëndrra të mëdha dhe me topin në këmbë, Rina Demiri po e ndjek pasionin e saj hap pas hapi.
Suksese Rina! Vazhdo të punosh, të luftosh dhe të besosh në ëndrrën tënde! 



