U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Forumit Rinor – Nëndega Llojan
Raporton Televizioni News
Në Llojan u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Forumit Rinor të Nëndegës Llojan, ku u zgjodh edhe udhëheqësia e re e këtij forumi.
Në prani të kryetarit të Degës së Likovës, sekretarit organizativ të Degës dhe kryetarit të Këshillit Vendor të Llojanit, anëtarët zgjodhën:
Kryetar – Enis Muharremi
Nënkryetar – Florim Ramizi
Udhëheqësisë së re i urojmë punë të mbarë, suksese dhe angazhim të frytshëm në organizimin dhe përfaqësimin e të rinjve të Llojanit.

