Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Për shkak të Badenterit edhe dhjetë ligje pritet të bllokohen në Kuvendin e RMV-së

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dhjetë ligje nga seanca plenare e planifikuar për të enjten e ardhshme pritet të ngecin në Kuvend, sepse qeveria nuk ka shumicën Badenter, ndërsa BDI-ja opozitare nuk ka ndërmend t’i mbështesë ato.

Ndryshimet në ligje janë për shkak të harmonizimit me Ligjin e ri për Shërbimin e Lartë. Por sipas paralajmërimeve, ato me shumë mundësi do të mbeten të ngecura edhe në Kuvend, përkatësisht pritjet janë që Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pas debatit mbi to, do të presë që “të krijohen kushte” për t’i hedhur në votim, nëse BDI nuk i bllokon ato paraprakisht me kundërshtime procedurale.

Prandaj, dhjetë ligjet do t’u bashkohen ligjeve tashmë të bllokuara për vetëqeverisjen lokale, paketës së ligjeve për arsimin e lartë, si dhe ligjit për përfaqësimin e barabartë.

Seanca, të cilën Gashi fillimisht e kishte planifikuar për 29 shtator, u riplanifikua sot për 1 tetor sepse Kryetari i Kuvendit do të jetë në një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.

Në një takim informues me gazetarët, Gashi konfirmoi se qeveria nuk ka shumicën e Badinterit për ndryshimet e reja të ligjeve dhe njoftoi bisedime me deputetët e opozitës për t’i miratuar ato.

“Është e qartë se Kuvendi ka problem me votimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të dyfishtë Badinter. Por çdo gjë në një demokraci kërkon bisedë dhe dialog për të pasur një zgjidhje. Po flasim me të gjithë deputetët, duke kërkuar mënyra për të kapërcyer këto dallime. Shpresoj që në të ardhmen e afërt do të gjejmë një zgjidhje për t’u pajtuar. Është e rëndësishme që Parlamenti të funksionojë”, tha Gashi./Telegrafi/

Lexuar: 260

Lajme te ngjashme

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.