Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Pa helmetë dhe pa patentë: Mbi 10 mijë shkelje, policia sekuestroi 423 mjete”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Policia ka evidentuar 10.411 shkelje nga drejtues të trotinetëve elektrikë, biçikletave, mopedëve dhe motoçikletave gjatë periudhës maj–gusht 2026. Vetëm për mosmbajtjen e helmetës janë shqiptuar mbi 7.300 masa.

Gjatë kontrolleve të intensifikuara në komunikacion, në periudhën nga maji deri në gusht të vitit 2026, policia ka konstatuar gjithsej 10.411 shkelje të rregullave të trafikut.

Prej tyre, 1.571 shkelje kanë të bëjnë me drejtues të trotinetëve elektrikë, 34 me biçiklistë, ndërsa 8.806 shkelje janë regjistruar te drejtuesit e mopedëve, motoçikletave dhe triçikletave.

Numri më i madh i shkeljeve lidhet me mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse. Për këtë shkelje janë regjistruar gjithsej 7.303 raste.

Policia ka konstatuar gjithashtu 718 shkelje për lëvizje në sipërfaqe të papërshtatshme, 401 raste të drejtimit të mjeteve të paregjistruara dhe/ose pa policë sigurimi, si dhe 322 raste të mosmbajtjes së jelekut reflektues.

Janë evidentuar edhe 81 raste ku mjetet janë drejtuar nga persona nën moshën 18 vjeç, 45 raste të drejtimit nën ndikimin e alkoolit, si dhe 1.541 shkelje të tjera.

619 vepra penale dhe 423 mjete të sekuestruara

Përveç kundërvajtjeve, gjatë kontrolleve policore janë zbuluar edhe 619 vepra penale.

Prej tyre, 604 raste kanë të bëjnë me drejtimin e mjetit pa leje drejtimi, 14 me drejtimin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një rast lidhet me drejtimin e mjetit në kah të ndaluar.

Gjatë aksioneve janë sekuestruar gjithsej 423 mjete, prej të cilave 20 trotinetë elektrikë dhe 403 mopedë, motoçikleta dhe triçikleta.

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje drejtuesve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të përdorin pajisjet e përcaktuara mbrojtëse.

“Apelojmë te të gjithë drejtuesit që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të përdorin pajisjet e përcaktuara mbrojtëse, të mos drejtojnë mjete nën ndikimin e alkoolit dhe të mos drejtojnë automjete pa i përmbushur kushtet ligjore. Në veçanti bëjmë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi ndaj këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion”, thuhet në apelin e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se do të vazhdojë me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me theks të veçantë te shkeljet dhe sjelljet që rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Sipas MPB-së, qëllimi i kontrolleve është zbulimi dhe sanksionimi në kohë i shkeljeve, parandalimi i aksidenteve dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve.

Lexuar: 259

Lajme te ngjashme

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.