Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026

Mbi 4.500 përfitues të parregullt të ndihmës sociale, Mickoski: Gjysmë miliard denarë shkonin çdo vit te personat që nuk kishin të drejtë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Maqedonia ndër vendet me konsum të lartë të duhanit, 22.5% e qytetarëve mbi 16 vjeç konsumojnë duhan

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Maqedonia vazhdon të jetë ndër vendet me përqindje të lartë të konsumit të duhanit dhe produkteve të ngjashme. Sipas të dhënave të fundit të EUROSTAT, në vitin 2022 – 22,5 për qind e qytetarëve mbi 16 vjeç konsumonin çdo ditë duhan ose produkte të ngjashme. Kjo përqindje është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila në vitin 2025 ishte 16,5 për qind.

“Gjersa BE-ja ka parë një rënie të përgjithshme të përdorimit të duhanit (nga 17.5% në 16.5%), shumica e vendeve në rajon (Turqi, Serbi, Kroaci, Bullgari) kanë parë rritje të ndjeshme. Maqedonia është në të njëjtin mjedis ballkanik ku konsumi mbetet i lartë. Në Maqedoni, sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, në vitin 2022, 22.5% e personave të moshës 16 vjeç e lart përdornin duhan dhe produkte të ngjashme çdo ditë”, thonë nga Eurostat.

Ndërkaq të dhënat më të reja kombëtare janë nga GYTS 2024 – Anketa Globale për Përdorimin e Duhanit te të Rinjve, të prezantuara në shkurt 2026, 13.6% e nxënësve 13–15 vjeç përdorin një lloj produkti të duhanit – norma më e lartë e regjistruar deri tani në këtë seri anketash.

Duhanpirja lidhet me më shumë se një të tretën e të gjitha rasteve të kancerit të mushkërive, si dhe me një pjesë të konsiderueshme të sëmundjeve kardiovaskulare. Pulmologu Zekirija Shahini ngre alarmin për konsumin e duhanit, duke treguar se duhanpirja është shkaktari numër një i kancerit të mushkërive.

“Duhet të ngrihet alarmi, pse jo edhe të frikësohen njerëzit se është për t’u frikësuar dhe për të treguar se shkaktari i kancerit të mushkërive është duhani. Nëse nuk mund ta ndalojmë 100% të paktën ta parandalojmë ose të gjejmë një alternativë që t’i paraprijë kësaj, që të mos vije te sëmundjet fatale, e fatkeqësisht ajo që më shqetëson më shumë është edhe mosha e re e pacientëve. Nuk është një moshë 70 apo 80 vjeçare, por janë një shumicë e madhe e pacientëve 50-60 vjeçare, që është një moshë shumë e re, moshë mesatare. Kemi një rritje të vdekjeve të pacientëve të moshave të reja”, u shpreh Zekirija Shahini, pulmolog.

Përndryshe, Projektligji për mbrojtjen nga duhani është në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë. Ai parashikon ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat publike dhe të punës, si dhe rregullimin e saktë të tarracave të lokaleve të shërbimit të ushqimit.Për herë të parë, përfshihen edhe cigaret elektronike, produktet e duhanit me ngrohje dhe produkte të tjera të reja me nikotinë. Vendimi parashikon shtrëngimin e rregullave për reklamimin dhe promovimin e duhanit dhe produkteve të lidhura me të, veçanërisht në hapësirën digjitale dhe në rrjetet sociale, me qëllim zvogëlimin e ndikimit tek të rinjtë./TV21/

Lexuar: 269

Lajme te ngjashme

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Lajmet e fundit

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.