Inspektorët nga Drejtoria e Kontrollit Kufitar të Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore (BFSA) sekuestruan mbi dy ton kos me origjinë nga Maqedonia gjatë një inspektimi në pikën kufitare të Gjueshevës, të kryer nën kontroll zyrtar, njoftojnë nga Agjencia, raportuan mediat bullgare.
Gjatë një inspektimi të një kamioni, inspektorët sekuestruan 576 kuti me 20 pako kosi, arsyeja ishte një mospërputhje midis të dhënave të specifikuara në certifikatë dhe etiketës së paketimit të produktit.
Produktet u kthyen në Maqedoni po atë ditë.
“BFSA” deklaron se kontrolli i Agjencisë në pikat e kontrollit kufitar është i vazhdueshëm dhe synon të mbrojë konsumatorët duke parandaluar hyrjen e ushqimit të papërshtatshëm dhe potencialisht të rrezikshëm në territorin e Bashkimit Evropian.
Media bullgare kujton se në fund të javës së kaluar, agjencia bullgare nuk lejoi që një ngarkesë me speca nga Maqedonia, me mbetje të tepërta pesticidesh, të hynte në tregun e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

